Eksperti shpjegon krizën energjetike dhe nxjerr blof Ramën: Pse Shqipëria nuk preket

Eksperti shpjegon krizën energjetike dhe nxjerr blof Ramën: Pse Shqipëria nuk preket

21:55, 06/10/2021
A+ Aa A-

Shpjegimi i ekspertit të ekonomisë Pano Soko për krizën energjetike që paralajmëroi Rama 

Sot do të merrem vetëm më çmimin e energjisë dhe jo për naftën. Gjithë ai dramatizim i kryeministrit u bë për rritjen e çmimit të energjisë, që të na thoshte është një krizë kaq e madhe sa duhet t'ju rris çmimin e energjisë elektrike. Se atij nuk iu bë vonë të bëjë ekspertin e ekonomisë botërore të dielën në mesditë. 

Ekonomia botërore doli nga pandemia dhe po ecën me motorin me fuqi të plotë. Në Europë rritja e kërkesës për energji është shoqëruar me disa ngjarje të tjera rastësore që kanë krijuar një moment krize në sektor. Bëhet fjalë për një rënie të përkohshme të sasive të furnizimit me gaz natyror nga Rusia, për motive sa ekonomike dhe politike e cila ndodh në të njëjtën kohë që Norvegjia, furnizuesi tjetër me gaz i Europës, uli prodhimin me gaz nën mesatare, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes që po kryhen në fushat e saj të gazit dhe stacionet e procesimit. Nga krahu tjetër, për shkak të detyrimeve që vijnë për ruajtjen e mjedisit u mbyllën disa reaktorë nukleratë dhe termocentrale me qymyrë në të gjithë Europën dhe kjo ka ulur sasinë e energjisë së prodhuar. 

Gjithashtu, Europa Veriore ka patur këtë vit erërat me të dobta të 20 viteve të fundit fatkeqësisht, duke ulur kështu prodhimin e energjisë eolike që është një ndër burimet më të rëndësishme të energjisë në kontinent. Këto ngjarje u bënë bashkë dhe formësuan një situatë ku kërkesa për energji nuk arrin dot të plotësohet dhe shumë vende të gjenden përpara ccmimeve që u rritën. A do të jetë kjo një krizë permanteve? Absolutisht që jo. Kryeministri britanik e quajti krizë stinore dhe pret që situata të normalizohet me fillimin e vitit 2022. Edhe kryeministri francez, Jean Castex pohoi të njëjtën gjë. 

Kush janë vendet që preken nga kriza e energjisë? Janë vendet e Europës Veriore dhe vendet e industralizuara. 

Për të ardhur tek ne. Shqipëria gjatë vitit 2021 ka patur një bilanc shumë pozitiv energjetik, eksportet kanë qenë disa herë më të larta se sa importet e energjisë. Në 3 mujorin e parë sasia e eksportuar ka qenë 11.4 milionë megavat/orë, pra e shitur si energji e tepërt. Ndërsa kemi importuar vetëm 99 mijë megavat/orë energji elektrike. Pra, kemi shitur 11 herë më shumë se sa kemi blerë. E njëjta gjë mund të thbuhet edhe për tre mujorin e dytë. Ne kemi eksportuar 923 mijë megavat/orë dhe kemi importuar 228 mijë megavat/orë. Kemi shitur jashtë 4 herë më shumë energji se sa kemi blerë. Pra, varësia jonë për energji elektrike përmes importit është shumë e vogël. Dhe kjo vjen sepse në pjesën më të madhe të kohës ne arrijmë ta mbulojmë kërkesën me prodhimin tonë vendas. Dhe nëse i referohemi faktit që stinës që na presin përpara janë stinët e reshjeve me prodhim të bollshëm energjie, atëherë pritet që prekja nga kriza që do të kalojnë vendet e tjera të jetë e padëmshme. Dhe për fatin tonë, ky vit pritet të ketë reshje të bollshme, sipas parashikimit të sinoptikanëve.

Madje, situata e reshjeve kombinuar me ccmimin e lartë të energjisë në tregjet europiane, pse jo do të rriste të ardhurat e OSHEE dhe kriza e energjisë do të kthehej në një oportunitet për ne dhe me një menaxhim të mirë, ne jo vetëm nuk do të ndjejmë krizë, por do të përfitojmë prej saj. Por edhe nëse nuk do të kishte reshje, kjo nuk duhet të konsiderohet absolutisht si një situatë ku duhet të preket çmimi i energjisë. Kjo është një krizë e përkohshme, jo strukturore dhe ciklike. Ka një moment mbarimi dhe situata do të rikthehet në normalitet sapo shkaqet e krizës të pushojnë së ekzistuari. Ndërsa, nëse ccmimi i energjisë rritet, ai nuk ulet më asnjëherë. 

Dhe po të mendosh, OSHEE ka dalë me 25 mln euro fitim deri në korrik, mjaftojnë ato për të mbuluar gjysmat e humbjeve në skenarin më të zi të mundshëm. Çmimi ndryshon kur ngjarje me efekt strukturor ndikojnë tregun, kur kemi rritje të madhe të kërkesës, apo kur dalin jashtë përdorimit HEC-et dhe bie prodhimi vendas. Aty ne varemi nga importi dhe na duhet të prekim çmimin. Këto janë ngjarjet që sjellin logjikisht nevojën për rritje çmimi, ndërsa ngjarje të tilla me impakt të reduktuar në kohë dhe në masë. absolutisht nuk mund të ndikojnë në kollonat strukturore të biznesit, siç është çmimi i shitjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco