Rritja ekonomike 17.9 përqind, Danaj: Shifra nuk tregon realitetin, çmimet do vazhdojnë të rriten

Rritja ekonomike 17.9 përqind, Danaj: Shifra nuk tregon realitetin, çmimet do vazhdojnë të rriten

17:33, 03/10/2021
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj, i ftuar në Syri TV, foli për komunikatën e qeverisë, teksa u deklarua se ekonomia shqiptare ka njohur rritje me afër 18 përqind.

Danaj thekson se shifra nuk tregon realitetin, duke shtuar se çmimet do vazhdojnë që të rriten.

“Te ekonomia reale, impakti është zero. Shifra nuk tregon realitetin. INSTAT thoshte se ka rritje industria, kur dihet se nuk kemi ndonjë indusri kushedi çfarë. Këtu nuk mund të flasim për rritje ekonomike, por rritje spontane të 3-mujorit, që nuk ka të bëjë fare me reforma ekonomike.

Për ndërtimet, aparatementet kanë çmime shumë të larta e rrogat janë shumë të ulëta. Thuhet se sektori i ndërtimit shërben për pastrim të parave e mund të kemi stok të banesave. Ekonomia jonë do vazhdojë të jetë në agoni, së paku edhe muajt e parë të vitit 2022. Nuk mund të hidhen para të shumta më kot dhe të themi se kemi rritje ekonomike”, u shpreh Danaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco