VIDEO/ Ahmetaj ‘përgëzon’ rritjen e çmimit të bukës: Vendimi i AK, profesional dhe i gjykuar!

VIDEO/ Ahmetaj ‘përgëzon’ rritjen e çmimit të bukës: Vendimi i AK, profesional dhe i gjykuar!

13:12, 30/09/2021
A+ Aa A-

Numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, ka përgëzuar vendimin e Autoritetit të Konkurencës në lidhje me rritjen e organizuar të çmimit të bukës. Ai e ka gjykuar vendimin si profesional duke lënë hapësira që çdo prodhues të veprojë po njësoj pasi ndëshkim nuk do të ketë. Në daljen për mediat, Ahmetaj kërkoi edhe zyrtarizim të propozimit të PD për vendosjen e TVSH 6% në produktet e shportës. 

Nga SYRI TV.

“Janë profesionistë në gjykim dhe për këtë arsye Autoriteti i Konkurencës nuk ka gjobitur kompanitë e miellit”. Kjo ishte deklarata e Zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me rritjen e çmimit të bukës në mënyrë të organizuar nga fabrikat e miellit në vendin tonë.

Pavarësisht rëndesës në xhepin e konsumatorit me 10 lekë më shumë për produktin e bukës, gjobitje nuk do të ketë për kompanitë, por ka përgëzime sepse mbështetën fabrikat. Kështu, qeveria i ka lënë hapësirë çdo prodhuesi në vend që në mënyrë të organizuar të rrisë çmimet për çdo produkt tjetër të shportës, në një kohë që inflacioni ka pësuar rekord që prej vitit 2017.  

Në konferencën për mediat, numri dy i qeverisë u pyet edhe për propozimin e PD lidhur me vendosjen e tvsh 6% për produktet e shportës

Në konferencën për mediat u bë me dije që ekonomia ka pësuar një rritje krahasuar me periudhën e një viti më parë kur vendi gjendej në kolaps prej pandemisë dhe sipas Ministres së Financave reformat po japin rezultat. Për shkak të reformave që ka ndërmarrë qeveria, krahas edhe programit të rindërtimit, Zv.kryeminsitri dhe Ministrja e Financave bënë me dije se buxheti do pësojë sërish një rishikim. Kjo lëvizje vjen si pasojë e premtimeve për injektimin në disa sektorë te ekonomisë miliona euro në 4 vite. Në një kohë që borxhi publik ka pësuar rritjen më të lartë në 30 vite dhe qeveria po përgatitet për daljen në tregje ndërkombëtare me një eurobond të radhës, premtimet do të zhysin më tej në defiçit buxhetin dhe e gjithë kjo do të reflektohet në rritje çmimesh dhe taksash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco