Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe: 'Shqipëria, një vend me shumë potencial dhe mundësi për të përfituar nga transformimi dixhital' Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, znj. Serpil Timuray

Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe: 'Shqipëria, një vend me shumë potencial dhe mundësi për të përfituar nga transformimi dixhital'

12:07, 30/09/2021
A+ Aa A-

Sektori i teknologjisë dhe telekomunikacionit është vërtet kyç për zhvillimin ekonomik të vendit, çka u duk më qartë gjatë pandemisë, me nevojën emergjente për dixhitalizimin e çdo procesi.

Një prej kompanive që po kontribuon dhe mundëson dixhitalizimin në shumë vende të botës dhe që konsiderohet si partner i suksesshëm i bizneseve dhe konsumatorëve, është Vodafone Group, që prej 20 vitesh operon edhe në tregun shqiptar si një prej investitorëve të huaj më të rëndësishëm në vend.

E ndodhur për një vizitë të shkurtër e shumë intensive pune në Tiranë, Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, znj. Serpil Timuray dha një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ku theksoi se Shqipëria është një ndër tregjet me performancën më të mirë e se ka shumë potencial e mundësi për të përfituar nga transformimi dixhital.

“Qeveria e vendit tuaj është shumë e fokusuar te dixhitalizimi. Ky është një mjedis pro biznesit, ndaj do të donim të luanin rolin tonë si një aktor global për të bërë ç’është e mundur që Shqipëria të përfitojë nga ekspertiza dhe eksperienca jonë, për të përshpejtuar përparimin ekonomik dhe atë të shoqërisë në përgjithësi.” – tha Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, duke renditur më pas tre strategji të rëndësishme të Vodafone Group në Shqipëri: ofrimin e një cilësiesuperioretë rrjetit, si në rrjetin e lëvizshëm, edhe atë fiks, çka do të arrihet përmes futjes së teknologjisë 5G dhe përmirësimit të teknologjisë së rrjetit fiks; transformimin dixhital, ku që tani po zbatohen aftësi dixhitale të klasit botëror në Shqipëri, si dhe vazhdimi i projekteve për të zhvilluar dhe aftësuar më tej talentet e reja, gjë që do ta shndërronte Vodafone Albania nënjë inkubator tëiniciativave të reja të inovacionit dhe Shqipërinënjë nga tre laboratorët dixhitalë të Evropës, që do të punojë për sipërmarrjet e grupit.

Image

Gjatë intervistës, znj. Serpil foli për objektivin parësor që Vodafone pati gjatë kohës së pandemisë për t’u siguruar që klientët dhe komunitetet ku operontëishin të lidhur në rrjet dhe të kishin mbështetjen e duhur.

“Kemi mbështetur 1.5 milionë punonjës të shëndetësisë përmes fondeve dhe shërbimeve tona, si dhe iu kemi siguruarakses pa pagesë në faqe shëndeti online15 milionë njerëzve. Në të njëjtën kohë, iu ofruam mbështetje 5 milionë studentëve, duke iu siguruar akses pa pagesë në faqe interneti dixhitale, si dhe 4 milionë bizneseve. I gjithë ky plan mbështetjeje kap një shifër prej 150 milionë eurosh dhurime në materiale, nga të cilat kanë përfituar 100 milionë njerëz”.

Drejtoresha e Vodafone Europe vijoi më tej edhe me investimet konkrete e konsistente të bëra nëShqipëri,tëfokusuara kryesisht nëcilësinë e rrjetit,duke bërë që Vodafone të ketë rrjetin më të mirë.

Ajo u shpreh entuziaste se bizneset në Shqipëri ndjekin strategjinëe Vodafone dhe se po bëhen kështu kontribuestë rëndësishëm në strategjitë e grupit Vodafone.

Pyetjes së gazetares Çifligu për hyrjen e Vodafone Albania edhe në tregun e internetit fiks në Shqipëri, pas blerjes së ABCom, znj. Serpil iu përgjigj se kjo është një blerje strategjike nga ana e kompanisë dhe në përputhje me strategjitëglobale për t’iu ofruar klientëve shërbime të konverguara.

Image

Biseda në studion e Euronews preku gjithashtuçështjet sociale që Vodafone mbështet, me qëllimin për të ndërlidhur të gjithë,në emër të një të ardhmeje më të mirë.

“Kemi tre prioritete: i pari është të mbështesim krijimin e një shoqërie dixhitale; i dyti, gjithëpërfshirja, që askush të mos mbetet pas dhe i treti, të kontribuojmë në mbrojtjen e planetit. Kemi ndërmarrë disa iniciativa në të gjithë botën për të përmbushur këto tre prioritete.”- tha znj. Serpil, duke theksuar se Shqipëria ështënjë shembull i mirë i iniciativave të rëndësishme që po ndërmerren për gratë, njëra prej të cilave ështëfushata “Hidh një h’app”, ku përmes teknologjisëdo t’iu vihet në ndihmë grave të rrezikuara nga dhuna, veçanërisht ajo në familje apo dhe iniciativat për ruajtjen e planetit, duke operuar në treg me burime energjie 100% të rinovueshme, çka e bën Shqipërinë një ndër shembujt më të mirë të përdorimit të energjisë ekologjike.

Në fund të bisedës,Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Europe shprehu bindjen e saj të fortë se Shqipëria ka shumë potencial dhe mundësi për të përfituar nga transformimi dixhital.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco