Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO nga SYRI TV/ Pensionistët: Çmimet e produkteve rriten, pensionet mbeten në vend

VIDEO nga SYRI TV/ Pensionistët: Çmimet e produkteve rriten, pensionet mbeten në vend

15:31, 25/09/2021
A+ Aa A-

Teksa çmimet e produkteve ushqimore rriten çdo ditë e më shumë, pensionet mbeten në vend. Ky është shqetësimi kryesor i moshave të treta, të cilët shprehen se pensioni nuk u mjafton as për të plotësuar nevojat bazë minimale jetësore. Syri TV ka kryer një vëzhgim dhe pyetësor në lidhje me këtë tematikë, nga ku rezulton se shpenzimet e pensionistëve, e tejkalojnë me një diferencë jo të vogël, shumën që ata sigurojnë nëpërmjet pensionit.

Nga SYRI TV

Pensionet e moshës së tretë janë kthyer në qendër të vëmendjes dhe diskutimeve publike, po ashtu në një shqetësim për të moshuarit. Sipas të dhënave nga INSTAT, pensioni mesatar mujor në qytet është rritur brenda 6 viteve. Referuar këtyre të dhënave, pensioni mesatar mujor në qytet ka pësuar një rritje reale me 638 lekë, ose 4.4%, në periudhën nga 2013-2019, ku rezulton se një pensionisti të qytetit i janë rritur të ardhurat me mesatarisht 1,275 lekë nga viti në vit.

Por pavarësisht shifrave zyrtare,vete të moshuarit pohojnë të kundërtën. Ata janë të të njëjtit mendim se pensionet janë krejtësisht të pamjaftueshme, dhe shpenzimet për jetesë i konsiderojnë të papërballueshme, duke kërkuar edhe rritje te pensionit.

Teksa çmimet e produkteve ushqimore rriten çdo ditë e më shumë, pensionet mbeten në vend. Kështu shprehen pjesa më e madhe e moshave të treta, të cilët ngrenë shqetësimin se shuma që marrin si pension, nuk u mjafton as për të plotësuar nevojat bazë minimale jetësore.

Një pjesë e të moshuarve, pohojnë se ndihma më e madhe ekonomike për ta, janë të ardhurat që i sjellin fëmijët, kryesisht ata që jetojnë jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër gjejnë zgjidhje duke marrë borxhe.

Teksa vihet re se ka një rritje të kostove për pensionistët, ekonomisti Klodian Muço, sygjeron rritjen me 5% të pensioneve sic ka premtuar qeveria, si dhe kjo e fundit të bëjë indeksimin e pensioneve duke marrë në konsideratë inflacionin.

Por çfarë ndodh realisht me pensionet, dhe sa të mjaftueshme janë ato për të siguruar shpenzimet për ushqime, drita, ujë e medikamentë për moshat e treta?

SYRI TV ka kryer një vëzhgim dhe pyetësor në lidhje me këtë tematikë, nga ku rezulton se shpenzimet e pensionistëve, e tejkalojnë me një diferencë jo të vogël, shumën që ata sigurojnë nëpërmjet pensionit.

Nga 10 pensionistë të pyetur, është arritur në përfundimin se shuma mesatare e pensionit është 19 mijë e 700 lekë, ndërsa shuma mesatare e shpenzimeve të përditshme siç janë ato për ushqim përllogaritet të jetë rreth 9 mijë e 800 lekë, për medikamente rreth 8 mijë e 900 lekë dhe për faturat e dritave, ujit e taksa të tjera rreth 9 mijë e 600 lekë. Të gjitha shpenzimet e sipërpërmendura, të mbledhura së bashku prekin një shumë prej rreth 28 mijë e 600 lekësh. Diferenca e kësaj shume të shpenzuar me shumën mesatare të pensioneve është 8600 lekë. Deklaratat e të moshuarve, ekspertëve të ekonomisë por edhe vetë shifrat, dëshmojnë se pensioni për moshat e treta jo vetëm që është i pamjaftueshëm, por shpesh herë të moshuarit jetojnë me paratë që u japin fëmijët dhe duke marrë borxhe, të cilat nuk dihet kur do të mund ti paguajnë.  

10 pensionistë të pyetur për pensionet dhe shpenzimet

Shuma mesatare e pensionit

19700 lekë

Shuma mesatare e shpenzimeve  për ushqim

9800 lekë

Shuma mesatare e shpenzimeve  për ilaçe  

8900 lekë

Shuma mesatare e shpenzimeve  për drita, ujë, taksa         

9600 lekë

Shuma e shpenzimeve të pensionistëve

28600 lekë

Diferenca e shumës së shpenzimeve me shumën mesatare të pensioneve

8600 lekë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco