Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Heqja e tarifave/ Pupovci: Qëllimi që studentët të jenë të barabartë! Ja si do veprohet pas 1 tetorit

Heqja e tarifave/ Pupovci: Qëllimi që studentët të jenë të barabartë! Ja si do veprohet pas 1 tetorit

22:01, 24/09/2021
A+ Aa A-

I ftuar emisionin 'Ekonomi Plus' në studion e SYRI TV me moderatoren Klaudja Karabolli, Zv. Ministër i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovci,  foli më tepër mbi hapin e ri të ndërmarrë nga qeveria e Kosovës për heqjen e tarifave për studimet në në universitetet publike.

Që nga 1 tetori i këtij viti, do të hiqen pagesat për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master në Kosovë.

Pupovci: Qëllimi është që studentët të jenë të barabartë. Sigurisht që do të ketë edhe politika të tjera por nuk lidhen me tarifat studentore, por me jetën në konvikte apo shpenzimet si edhe paketat për studentët e privatit. Kosto personale nuk e ka lehtësuar, por në master e ka lehtësuar më shumë, por është ndryshe një mesazh se të gjithë janë të barabartë. Kjo vlen si për studentët e Kosovës edhe jashtë saj. Të gjitha programet në universitet janë të akredituar. Si rregull diploma nga universitetet tona njihet në vendet e tjera. Në 2018, Agjensia e Kosovës për Akreditim u përjashtua nga organizatat e BE-së për akreditimet e degëve për sigurinë, kjo na ka vështirësuar. Por për pak vite çdo gjë do të jetë në rregull.”

“Sfida e vetme mbetet mundësia e kërkimit shkencor, si dhe financimi personal nga personat që e drejtojnë apo studentët. Pra nuk ka politika për rregullimin e kësaj çështje aktualisht, mbi fondet që e paguajnë këtë. Por besoj se do të kemi marrëveshje të mira për fondet që do të paguajnë këto punë kërkimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco