Deklarata e fortë e ekspertit: 40% e pagës së shqiptarëve shkon për ushqime

Deklarata e fortë e ekspertit: 40% e pagës së shqiptarëve shkon për ushqime

21:41, 17/09/2021
A+ Aa A-

Kjo vjeshtë i gjeti familjet shqiptare duke diskutuar çmimin e bukës. Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë. Prodhuesit thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun, pasi për momentin janë përdorur edhe hile, duke ulur peshën e bukës dhe çmimi ka mbetur i pandryshuar.

Eksperti i ekonomisë, Endrit Yzeiraj i ftuar në studion e emisionit ‘Ekonomi Plus” për moderatoren Klaudja Karabolli u shpreh se diçka e tillë pritej qysh para goditjes nga pandemia globale.

“Mbas 10-12 vjetësh, pas krizës së 2008 çmimet po rritesh dhe politikat nga BB do të nisnin të ndryshonin duke reflektuar në çmime të larta. Pra kjo dinamikë afatgjatë kishte nisur të ndikonte që para pandemisë. Në tregjet botërore ka pasur ngadalësim në transportet e mallrave, si pasojë e mungesës së anijeve. Pra nuk ka pasur kontenierë të nevojshëm dhe e gjithë kjo jep presion në çmimet ndërkombëtarë. Çmimet e ushqimeve harxhon 10-15% e të ardhurave për ushqim, ndërsa në vend rreth 40%. Pra presioni është më i lartë.

“Mundësitë që ka vendi ynë për të minimizuar çmimet janë shumë të ulta. Sepse ne nuk përcaktojmë dot çmime. Shumica e ekonomistëve sugjerojnë se është zhvillim i përkohshëm. Besohet se situata do të normalizohet. Studimet dhe parashikimet e mia në një periudhë 5 mujore kjo situataë do të normalizohet., pra mund të diskutohet edhe mëshumë përsa i përket tregjeve në vend. “

Yzeiraj u shpreh ndër të tjera se çmimi i ushqimeve të shportës ka qenë gjithmonë në rritje. Në tregun shqiptar, sipas tij, duhet ndërhyrë të lejohen më shumë prodhues, importues si edhe konkurrenca mes prodhuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco