VIDEO/ Zhvendosja e Portit, kosto shtesë qytetarëve: ARRSH jep 10,2 mln euro për rrugën

VIDEO/ Zhvendosja e Portit, kosto shtesë qytetarëve: ARRSH jep 10,2 mln euro për rrugën

12:42, 17/09/2021
A+ Aa A-

Zhvendosja e Portit të Durrësit po kthehet në kosto shtesë për  buxhetin e Shtetit.  ARRSH  ka  nxituar të hap tenderin me vlerë 10.2 milion euro  për vazhdimin e ndërtimit të aksit rrugor në Lotin e 3-të.

Nga SYRI TV.

Zhvendosja e portit të Durrësit në Porto Romano ka bërë më emergjente ndërtimin e infrastrukturës së përshtatshme ndaj Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxituar të prokurojë vazhdimin e ndërtimit të rrugës në lotin 3.

Fondi limit për këtë procedurë u caktua mbi 1.2 miliardë lekë apo 10.2 milionë euro. sipas relacionit teknik të projektit të ARRSH specifikohet se gjatësia e rrugës është 8.1 kilometra. Kategoria e rrugës është A2.

Punimet ne këtë objekt janë realizuar ne baze te kontratës të lidhur ndërmjet BOE ;“SIAC+Alb Building” shpk. dhe ish Drejtorisë se përgjithshme të Rrugëve. Punimet në këtë objekt kanë përfunduar sipas proces verbaleve të Akt kolaudimit dhe janë marrë në dorëzim punimet e kryera të këtij projekti brenda vlerës së kontratës së nënshkruar.

Punimet në këtë objekt kanë përfunduar sipas proces verbaleve të Akt kolaudimit dhe janë marrë në dorëzim punimet e kryera të këtij projekti brenda vlerës së kontratës së nënshkruar” thuhet në dokumentin e ARRSH.

Kompanitë e interesuara sipas njoftimit të ARRSH do të kenë mundësi të paraqesin ofertat e tyre lidhur me zbatimin e projektit deri më 18 tetor.

Ky është një nga disa projekte të rëndësishme që ARRSH po prokuron gjatë këtij viti. Pak ditë më parë u mbyll edhe gara për shtatë procedura të tjera që lidhen me ndërtimin e Unazës së Tiranës dhe lidhjen e saj me Bulevardin ku fondi limit i kalonte 120 milionë euro për të shtatë këto lote.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco