Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Rruga e Luftinjës në Memaliaj, banorët: Kushtoi 1.5 mln euro, por nuk shkëmbehen dot 2 vetura

Rruga e Luftinjës në Memaliaj, banorët: Kushtoi 1.5 mln euro, por nuk shkëmbehen dot 2 vetura

13:05, 16/09/2021
A+ Aa A-

Rruga e rikonstruktuar që lidh banorët e tre fshatrave të njësisë administrative të Luftinjës në bashkinë e Memaliajt me rrugën nacionale, është kthyer në një problematikë për këta banorë. Këta të fundit ankohen sa për cilësinë, parametrat, ashtu edhe për disa segmente të rrugës që janë prishur dhe që janë kthyer në burim aksidentesh.

Banorët aludojnë se 1.5 milionë eurot që janë hedhur për 15 kilometrat e kësaj rruge, nuk justifikojnë gjendjen në të cilën ndodhet rruga.

Ndërkohë Bashkia e Memaliajt nuk ka pranuar ta marrë në dorëzim këtë segment rrugor pikërisht për shqetësimet që ngrenë banorët. Madje Bashkia bën me dije se ka njoftuar edhe investitorin për të verifikuar investimin e bërë krahasuar me projektin e miratuar./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco