TAP transporton sasinë e parë të gazit natyror prej 5 bcm në Evropë

TAP transporton sasinë e parë të gazit natyror prej 5 bcm në Evropë

12:40, 16/09/2021
A+ Aa A-

Baar, Zvicër- Gazsjellësi Trans Adriatik, (TAP AG) njofton se një sasi prej 5 miliard metër kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani ka hyrë tashmë në Evropë,nëpërmjet pikës së interkonjeksionit në Kipoi, në kufirin Greqi-Turqi, aty ku TAP bashkohet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP).

Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it, tha se:“Jemi shumë të lumtur që kemi arritur këtë moment të rëndësishëm dhe kemi konsoliduar rolin e TAP si një operator i besueshëm i sistemit të transmetimit në hapsirën evropiane të energjisë. Sasia e gazit e transportuar nga TAP-i, përveҫse mundëson siguri dhe diversitet të burimevetë energjisë në shumë tregje, mbështet tranzicionin e energjisë, veçanërisht në Evropën Juglindore.

Për më tepër, në përmbushje të vizionit tonë afatgjatë, ne do të vazhdojmë të krijojmë mundësitë për të transportuar burime të energjisë neutrale ndaj karbonit, të tilla si hidrogjeni, duke reduktuar emetimet, në përputhje me objektivat e tranzicionit të energjisë të Bashkimit Evropian.”

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, shtoi: “Ndërsa operimi i vazhdueshëmi TAP-it prej fundit të vitit të kaluar vazhdon të rrisë likuiditetin në tregjet e gazit, është e rëndësishme të kujtojmë se aktualisht po zhvillohet një testim i tregut. TAP mund të zgjerohet në faza, deri në dyfishimin e kapacitetit të tij fillestar. Ndërkohë që faza jo-detyruese e testimit të tregut 2021 sapo ka përfunduar, të gjithë palët e interesuara mund të marrin pjesë në fazën detyruese që vijon. "

Më tepër informacion rreth testimit të tregut të TAP-it mund të gjeni në website të kompanisë.

TAP, segmenti evropian i Korridorit Jugor të Gazit, ka kapacitet të transportojë afërsisht 10 miliard metër kub gaz në vit (bcm/a), në disa tregje evropiane. Tubacioni është projektuar në mënyrë të tillë që lejon mundësinë e zgjerimit të kapacitetit për të transportuar deri në 20 bcm/vit.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të pritshem. Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari (IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline

Kontakt për Media në anglisht: media@tap-ag.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco