VIDEO/ Rritja e çmimit të bukës, kryetari i Unionit të prodhuesve të miellit shpjegon efektet zinxhir që sjell në ekonomi

VIDEO/ Rritja e çmimit të bukës, kryetari i Unionit të prodhuesve të miellit shpjegon efektet zinxhir që sjell në ekonomi

18:04, 15/09/2021
A+ Aa A-

Çështja e rritjes së çmimit të bukës vijon të ngjallë polemika lidhur me arsyet se pse ka ndodhur. 

Moderatorja Megi Fagu ka realizuar një intervistë në studion e Syri Tv me kryetarin e Unionit të prodhuesve të miellit, Adi Haxhymeri, i cili shpjegon shkaqet dhe efektet zinxhir që sjell në ekonomi rritja e çmimit të bukës.

“Është rritja e çmimit të miellit që ka sjellë këtë alarm, pavarësisht se rritjet i kemi në shumë produkte, për të mos thënë në të gjitha produktet, qofshin ushqimore apo jo.

Në rastin konkret mielli është rritur vetëm me 5 lekë, ose me 10 përqind. Gjithë kjo ka ndodhur por arsye të kushteve klimaterike, kryesisht në ato shtete që eksportojnë grurë si Rusia, Kanadaja, SHBA dhe Australia. Kjo ka krijuar alarm në tregjet ndërkombëtare. Disa vende si Gjermania kanë patur mangësi të mëdha në prodhimin e grurit. Po t’i shtosh kësaj edhe konsumin në rritje të këtij produkti, krijuan këtë situatë emergjente.

Nuk është situatë emergjente sepse mungon gruri në botë, por janë rezervat më të pakta dhe kjo e nevrikos tregun, automatikisht rrit dhe çmimin.

Çfarë janë nënprodukte të miellit, do kenë rritje. Mielli zë një përqindje të madhe të lëndës së parë, por kjo vjen dhe nga rritja e çmimit të produkteve të tjera.

Po përballemi me një vit të çuditshëm, ku pothuajse të gjitha gjërat po vijnë në rritje të çmimeve”, theksoi Haxhiymeri, intervistën e plotë të të cilit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco