VIDEO nga SYRI TV/ Bangladeshasit që punësohen në Shqipëri, Zusi: Vijnë dhe më pas ikin drejt BE-së

VIDEO nga SYRI TV/ Bangladeshasit që punësohen në Shqipëri, Zusi: Vijnë dhe më pas ikin drejt BE-së

16:33, 14/09/2021
A+ Aa A-

Shtetasit nga Bangladeshasi po përdorin punësimin në Shqipëri si mënyrë për të ikur në rrugë klandestine në vendet e Bashkimit Europian. Këtë e konfirmoi sipërmarrësi Alban Zusi, i cili tregoi se shumë bangladeshas të punësuar në biznesin e tij janë larguar, ndërsa një pjesë tjetër i kanë kthyer në vendin e orgjinës pasi janë të pakualifikuar.

Nga SYRI TV

Pak muaj pasi kryeministri Edi Rama u sygjeroi kompanive fasone në vend që të punësonin krah pune nga Bangladeshi, kjo nismë po rezulton në dështim për sipërmarrësit. Alban Zusi është një nga sipërmarrësit që punësoi shtetas nga Bangladeshi në biznesin e tij fason në Lezhë.

Por nga disa bangladeshas që punësoi në fillim, aktualisht kanë mbetur vetëm dy. Sipas sipërmarrësit të njohur, shumë shtetas nga Bangladeshi, pasi u punësuan në Shqipëri, janë larguar nga vendi ynë në drejtim të shteteve europiane.

Duket se shtetasit nga Bangladeshi e përdorin Shqipërinë si trampolinë, pasi pajisen me leje qëndrimi dhe punësohen në vendin tonë, ata largohen drejt BE-së në rrugë klandestine. Ndërkohë, Alban Zusi tregon se krahu i punës i ardhur nga Bangladeshi është i pakualifikuar, ndërsa një pjesë të tyre i kanë kthyer përsëri në vendin e origjinës.

Alban Zusi tregon gjithashtu se aktualisht në Shqipëri biznesi i madh ka mungesë të forcës punëtore, e cila nuk lidhet me pagat apo kushtet e punës, por me dëshirën që kanë të rinjtë për t`u larguar nga vendi, pasi Europa është treg  më atraktiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco