Apartamentet: Ndërtuesit parashikojnë që rritja e çmimeve do të vazhdojë

Apartamentet: Ndërtuesit parashikojnë që rritja e çmimeve do të vazhdojë

07:39, 13/09/2021
A+ Aa A-

Ndërtuesit parashikojnë që rritja e çmimeve do të vazhdojë, madje pritshmëritë e tyre janë më të lartat që nga viti 2016, kur raportohen të dhënat.

Në anketimin që Banka e Shqipërisë zhvillon në kuadër të vrojtimit të bizneseve dhe konsumatorëve, subjekteve të ndërtimit iu drejtua pyetja e mëposhtme: 5. Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?

Balanca e përgjigjeve për këtë pyetje ishte pozitive, në nivelin 12.4, nga 8.6 dhe 10.2 përkatësisht në dy muajt e mëparshëm dhe njëkohësisht niveli më i lartë që nga maji i vitit 2016, kur Banka e Shqipërisë ka filluar të publikojë indeksin. (Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë treguesi i balancës merr vlera midis -100 dhe +100. Një tregues mbi 0 tregon për një numër më të madh të përgjigjeve pozitive sesa negative, në një tremujor të caktuar.)

Që prej fillimit të vitit 2020, ndërtuesit presin më shumë rritje të çmimeve sesa ulje të tyre, ndryshe nga periudha e mëparshme, kur balanca ishte negative (shih grafikun: Ndërtimi/Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?)

Çmimet e aprtamenteve janë shtrenjtuar 70% nga 2005-a

Të dhënat e tjera tregojnë se vitet e fundit, çmimet e apartamenteve në vend, kryesisht kryeqytet, janë shtrenjtuar vazhdimisht.

Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group.

Në krahasim me 2005-n, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, ky indeks është rritur me rreth 70%. Shtrenjtimi ka vijuar dhe në 6-mujorin e parë të vitit 2021, ku tregtuesi tjetër, ai i çmimeve mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë (që përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar) u rrit me 4.22%, në raport me fundin e 2020-s.

Çmimet rriten, por fuqia blerëse bie

Ndërsa çmimet e apartamenteve janë rritur me ritme shumë më të larta sesa pagat vitet e fundit, (https://www.monitor.al/ne-6-vjet-pagat-u-rriten-me-5-ndersa-apartamentet-me-43-cmimet-e-shtepive-ne-tirane-njesoj-si-ne-milano-te-matura-sipas-fuqise-blerese/ ) konsumatorët pjesa më e madhe e konsumatorëve deklarojnë se nuk kanë në plan që të blëjnë një shtëpi.

Po në vrojtimin e bizneseve dhe konsumatorëve, Banka e Shqipërisë i pyet individët: “A keni në plan të blini ose të ndërtoni një shtëpi gjatë 12 muajve të ardhshëm (për të jetuar vetë ju, një anëtar i familjes, si shtëpi pushimi, për ta dhënë me qira etj.”? dhe mundësitë e zgjedhjes janë : Po, me siguri; E mundshme; Ka shumë mundësi që jo; Jo; Nuk e di.

Balanca e përgjigjeve është për këtë pyetje është -86, për tremujorin e dytë 2021 (nga -88 në tremujorin e parë), afër nivelit maksimal negativ (prej -100), që tregon një pamundësi të lartë për blerjen e një shtëpie (shiko grafikun e dytë). Nga të 15 pyetjet që bën Banka e Shqipërisë për të matur besimin e konsumatorëve, (ku përfshihet vlerësimi i situatës financiare, papunësisë, pritshmërisë për blerjet e mëdha, prirjet e kursimit, papunësisë etj) kjo është përgjigja që ka balancën më të lartë negative./MONITOR

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco