VIDEO NGA SYRI TV/ Shqiptarët po ikin, 8573 qytetarë të huaj gjejnë punë në Shqipëri

VIDEO NGA SYRI TV/ Shqiptarët po ikin, 8573 qytetarë të huaj gjejnë punë në Shqipëri

16:20, 03/09/2021
A+ Aa A-

Teksa mijëra të rinj janë larguar nga vendi ynë për shkak të vështirësive ekonomike, duket se ata po zëvendësohen me qytetarë të huaj. Deri në mars të këtij viti, janë punësuar në Shqipëri 8 573 shtetas të huaj.

Nga SYRI TV

Në një kohë kur Presidenti Ilir Meta dhe CRCA ngrenë alarmin për largimin e 60 mijë fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë në 10 vitet e fundit nga vendi ynë, ku emërues i përbashkët i shkaqeve është papunësia, duket se ata po zëvendësohen me qytetarë të huaj.

Sipas të dhënave të publikuara nga portali Open Data, në Shqipëri janë punësuar mijëra shtetas të huaj.

Konkretisht deri në muajin mars të vitit 2021, në vendin tonë rezultojnë të punësuar 8 573 Individ.

Këto shifra bazohen vetëm në për ata qytetarë të huaj të cilët janë me siguracione dhe janë të deklaruar në sistemin e tatim taksave. Numri i të punësuarve në Shqipëri ka qenë më i lartë, por për shkak të pasojave të pandemisë, numri i të huajve është ulur.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave parë pandemisë, në janar të 2020 vend punonin 9034 persona të huaj, por pas 15 muajsh numri i tyre është tkurrur në 8 573 qytetarë. Pra 461 persona të tjetër të huaj nuk rezultojnë si të punësuar.

Duke qenë se në vend informaliteti vijon të jetë një problem, ka dyshime se numri i qytetarëve të huaj që punojnë me apo pa siguracione është më i lartë se ajo që deklarohet nga institucionet shtetërore.

Punësimi i qytetarëve të huaj vjen në një kohë kur vendi ynë po shpopullohet. Mijëra të rinj me profesione të ndryshme janë larguar vitet e fundit nga vendi për shkak të vështirësive për punësim me standard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari03/09/2021 21:23

Po pse nuk thuhet se nga jane keta punonjesit e huaj, ku punojne, sa paguhen, a kane siguracione, ku banojne? Apo punojne tek landfillet e plehrave te Klodian Zotos dhe lali Plehut, si i ndjeri Ardit Gjoklaj? Apo neper objektet ndertimore te Gjicit dhe Salillarit sa per nje cope buke?

t03/09/2021 17:21

I duket normale atij klyshi kurve km qe iken shqiptaret dhe te vine afganet e bangladeshas qe keta pronare shkerdhata ti paguajne sa gjysma e shqiptareve dhe pa sig.

t03/09/2021 17:21

I duket normale atij klyshi kurve km qe iken shqiptaret dhe te vine afganet e bangladeshas qe keta pronare shkerdhata ti paguajne sa gjysma e shqiptareve dhe pa sig.

Shto koment

Denonco