Fiskalizimi ‘bie’ që ditën e parë/ Tregtarët: Kosto e lartë, e papërballueshme

Fiskalizimi ‘bie’ që ditën e parë/ Tregtarët: Kosto e lartë, e papërballueshme

16:45, 01/09/2021
A+ Aa A-

Bizneset të cilat sot kanë nisur fazën e tretë të fiskalizimit kanë pasur probleme në përdorimin e kasave të reja. Sipas bizneseve, kostoja për ta është e lartë dhe e pa përballueshme dhe kanë vështirësi në përdorimin e kasave të reja. Gjithashtu tregtaret tregojnë se janë ende të paqartë për këtë proces. 

Nga SYRI TV

Duke nisur që nga kjo e mërkurë, 1 shtator ka nisur faza e tretë e Fiskalizimit për bizneset e vogla, ku transaksionet me para në dorë biznes-konsumator duhet të jenë të formalizuara.

Tatimpaguesit kanë mundësi për të fiskalizuar faturat e tyre përmes përdorimit të platformës Self-Care ose implementimit të një zgjidhje softëarike. Subjektet që lëshojnë fatura për transaksionet me para në dorë, mund të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procedurën e Fiskalizimit duke përdorur portalin Self-Care pa pagese, nëse plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) Nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar.

b) Kanë përgjegjësi tatimore të tatimit të thjeshtësuar mbi fitimin për biznesin e vogël.

c) Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.

d) Kanë statusin ligjor ‘Person Fizik’ dhe kategorinë e punësimit ‘I vetëpunësuar i vetëm’.

Deri më tani nga AKSHI dhe DPT janë certifikuar 33 kompani për këtë proces. Por ne ditën e parë të kësaj faze bizneset në Tiranë, por jo vetëm janë shprehur se kanë hasur probleme në printimin e faturave.

Biznesi i vogël  dhe i mesëm tregon se ka te vështirë ta përballojë dhe është një kosto e shtuar për ta dhe gjithashtu shprehen se në krahasim me kasat e para këto aktuale janë më të ndërlikuar dhe kanë vështirësi në përdorimin e tyre dhe janë ende të paqarta për përdorimin e tyre.

Madje tregtaret theksojnë se gjatë kësaj dite nuk kanë mundur të printojnë fatura pasi sistemi është bllokuar dhe sipas burimeve një situatë e tillë ka ndodhur për shkak të ngarkesës në rrjet.

Administrata Tatimore Shqiptare ka ngritur grupe punonjësish, të cilët do të vizitojnë subjektet në mjediset ku ushtrojnë aktivitetin, duke e konsideruar si shumë të rëndësishme informimin dhe asistencën ndaj tatimpaguesit për Fiskalizimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco