Kujdes! Po qarkullojnë para false, prerja 50-euroshe më e preferuara

Kujdes! Po qarkullojnë para false, prerja 50-euroshe më e preferuara

15:30, 30/08/2021
A+ Aa A-

Nëse jeni pronari i dyqaneve apo supermarketeve qofte edhe shërbimeve që bëni kundrejt pagesës atëherë duhet të pajiseni më makinë e cila dallon nëse kartëmonedhat janë të falsifikuara.

Kjo për shkak së në çdo komisariat janë rritur denoncimet për raste të tilla.

Referuar burimeve policore bëhet me dije se në 8 muajt e parë të vitit 2021, janë goditur 83 raste të falsifikimit të parave. Në lidhje më ketë vepër penale policia ka arrestuar 94 persona. Më së shumti policia thotë se vlera e 50 eurove është më e preferuara për falsifikim.

Burimet policore i thanë Ora News së në 4 muajt e parë të këtij viti  janë kapur në qarkullim si të falsifikuara 170 mijë lekë të rinj, 10 mijë euro, 800 dollarë dhe 100 franga.

Këto para të falsifikuara gjenden më së shumti në pikat e karburanteve aty ku edhe këqyrja e tyre anashkalohet, por edhe sportele të tjera, ku kërkohet shkëmbimi kesh i kartëmonedhave

Kartëmonedhat të cilat janë hedhur së fundmi në treg kanë një nivel të lartë sigurie por nuk përjashtohet mundësia që edhe të falsifikohen.

Operacioni i policisë i koduar 'konvertimi' çoi në pranga 2 persona nga Kruja pasi akuzohen për hedhje në treg të kartëmonedhave false.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco