Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ 39% e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime: Barometri i Ballkanit 2021 Turistë të huaj në Tiranë

VIDEO/ 39% e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime: Barometri i Ballkanit 2021

07:53, 05/08/2021
A+ Aa A-

39% e familjeve shqiptare nuk e përballojne financiarisht qe te bëjnë nje jave pushime ne vit. Të dhënat janë publikuar ne Barometrin e Ballkanit 2021, ku Kosova ishte ne poziten me te mire krahasuar me te gjitha vendet e rajonit.

Nga SYRI TV.

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e azhurnuar në Barometrin e Ballkanit 2021, tregoi se 39% e familjeve në Shqipëri nuk e përballonin ekonomikisht një javë pushime në vit

Kosova ishte e vetmja në rajon që kishte përqindjen me të ulët të familjeve, vetëm 11% e tyre që nuk mund të përballonin pushime një javë në vit.

Revista Monitor shkruan se në Ballkan, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve në anketë nuk e dinë nëse do të shkojnë me pushime (69%), pak më pak se një e treta e qytetarëve (31%) tashmë kanë planifikuar udhëtimin e tyre për vitin 2021.

Numri më i madh i pjesëmarrësve të cilët nuk janë të sigurt nëse do të shkojnë me pushime gjatë vitit 2021 janë në Serbi (88%), më pas Shqipëria me 84%, ndërsa në anën tjetër të medaljes qëndron Kosova, e cila ka regjistruar numrin më të ulët të të anketuarve që nuk e dinë nëse ata do të shkojnë me pushime këtë vit, duke arritur kështu në 30% të të gjithë popullsisë së saj.

Kosova gjithashtu ka përqindjen më të madhe të individëve që planifikojnë të vizitojnë qytete të reja (30%) dhe qytetarëve që kanë planifikuar të bëjnë një udhëtim aventure (20%).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco