VIDEO NGA SYRI TV/ Operatorët turistik zhvatin pushuesit. Rastet denoncohen në SYRI TV

VIDEO NGA SYRI TV/ Operatorët turistik zhvatin pushuesit. Rastet denoncohen në SYRI TV

18:02, 26/07/2021
A+ Aa A-

Qytetarë të shumtë kanë denoncuar në redaksinë e SYRI TV se operatorët turistikë në qytetin e Durrësit po zhvatin pushuesit me taksa fiktive. Në lidhje me këtë denoncim gazetari, Aldo Mustafa ka intervistuar Drejtorin e Departamentit të Taksave dhe Tatimeve Durrës, Luan Dajko i cili e mohon që ekziston një Taksë pushuesi.

Nga SYRI TV

Operatorët turistik në qytetin e Durrësit zhvatin pushuesit me taksa fiktive. Situata e rëndë ekonomike ka nxitur disa operatorë turistik të krijojnë taksa fiktive me pretekstin se këto taksa janë shtuar nga Bashkia Durrës dhe se qytetarët duhet t’i paguajnë si ‘Taksë pushuesi’.

Rastet janë denoncuar në redaksinë e SYRI TV kohët e fundit ku qytetarët kanë sjellë dhe faturat e paguara, këto të fundit të përshkruara në faturë si shërbim bar/restorant.

Sakaq SYRI TV ka intervistuar Drejtorin e Departamentit të Taksave dhe Tatimeve Vendore, Luan Dajko i cili tregon se kjo taksë nuk ekziston dhe se të vetmet taksa që hotelet paguajnë, arrijnë një vlerë totale jo më shumë se 2.5€ në të cilat përfshihen pastrimi, ndriçimi, qëndrimi, dhoma etj.

Luan Dajko, Drejtor i Departamentit të Taksave dhe Tatimeve Vendore Bashkia Durrës shprehet se:

‘Nuk kemi pasur asnjë lloj ndryshimi në numër dhe në vletë të taksave që hotelet paguajnë. Madje kemi taksat më të ulëta nga çdo qytet tjetër, kjo për të favorizuar turizmin e dëmtuar nga pandemia dhe tërmeti. Nuk ekziston asnjë taksë që qytetarët duhet të paguajnë ekstra për shkak të bashkisë.’

Abuzimi me çmimet ka arritur deri aty sa në qytetin e Durrësit në disa plazhe si në Kallm duhet të paguash edhe bileta fiktive të cilat kanë vlerë mbi 5000 lekë të reja, këto për të patur mundësi për të bërë foto në plazhin në të cilin frekuenton pushuesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco