VIDEO- SYRI TV/ Qeveria jep me koncesion edhe strehimin

VIDEO- SYRI TV/ Qeveria jep me koncesion edhe strehimin

11:11, 23/07/2021
A+ Aa A-

Pas miratimit të koncesioneve për rrugë apo edhe tendera në shëndetësi tashmë me një vendim të Këshillit të Ministrave edhe strehimi jepet me koncesion. Këtë jave qeveria miraton VKM për procedurat e PPP ku përcakton format dhe kushtet e kontratës për ndërtimin e banesave në zonat e zhvilluara me qëllim strehimin

SYRI TV

Qeveria miratoi këtë jave një vendim që përcakton qartësisht mënyrat sesi do të përzgjidhen, kontraktohen, format dhe kushtet e kontratës për ndërtimin e banesave në zonat e zhvilluara me qëllim strehimin.

Ligji për strehimin social i miratuar në vitin 2018 parasheh si një nga mënyrat për të rritur fondin e banesave për strehim edhe përmes lidhjes së kontratave të partneritetit publik privat (PPP) mes njësive të vetëqeverisjes vendore dhe kompanive private në zona të zhvilluara me qëllim strehimin.

Vendimi i fundit i qeverisë përcakton pikërisht këtë aspekt duke u ndalur së pari në hapin që duhet të hedhin njësitë e vetëqeverisjes vendore. Këto të fundit duhet të vlerësojnë nevojat e tyre për strehim në njërën anë dhe tokën që kanë në dispozizion për të zhvilluar projekte të kësaj natyre në anën tjetër.

“Njësitë e vetëqeverisjes vendore analizojnë paraprakisht dhe bëjnë planifikimin e zonave që do të zhvillohen për strehim në territorin e tyre, mbështetur në planin e detajuar vendor të zhvillimit urban të miratuar ose, në mungesë të tij, në planin e përgjithshëm vendor, në nevojat për ndërtim banesash në përgjithësi dhe ato sociale në veçanti, si edhe në fondet e përcaktuara për të përballuar zhvillimin e zonës me të ardhurat e veta. Me miratimin e planit të detajuar vendor ose, në mungesë të tij, planin e përgjithshëm vendor, struktura përgjegjëse në njësinë e vetëqeverisjes vendore identifikon pronësinë e tokës në zonën që do të zhvillohet me qëllim strehimi”, përcakton vendimi.

Njësitë gjithashtu duhet që të ngrenë një grup pune që do të kryejë studimin paraprak për hartimin e termave të referencës të projekteve për zhvillimin e zonës/ave me qëllim strehimin. Në përbërje të këtij grupi pune janë ekspertë nga strukturat e njësisë së vetëqeverisjes vendore që janë përgjegjëse për strehimin, buxhetin, urbanistikën, pronat.

Por çfarë parashikon pika 2 në shkronjat a dhe c të nenit 52 të ligjit për strehimin social? Nenin 52 në tërësi lidhet me partneritetin publik-privat për ndërtime në zona të zhvilluara me qëllim strehimin. Pika dy me shkronjat e përmendura në vendim nënvizon se “marrëveshja për ndërtimin e banesave, që kryhet nga subjekte private, nëpërmjet partneritetit publik-privat. Bashkëfinancim i ndërtimit nga subjekti privat dhe njësia e vetëqeverisjes vendore nga buxheti i vet dhe/ose me mbështetje të buxhetit të shtetit, përkundrejt përfitimit të një numri banesash sociale dhe ose me kosto të ulët.

Procedura e përzgjedhjes së subjektit privat në rastin e shkëmbimit të truallit me garë. Vendimi i qeverisë përcakton procedura në rastin e financimit të banesave nga subjekti privat në truallin në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore, me qëllim shkëmbimin e vlerës së truallit me sipërfaqe ndërtimi  kryhet vetëm me konkurrim. Procedura konkurruese synon që trualli në pronësinë e njësisë së vetëqeverisjes vendore të shkëmbehet me sipërfaqe ndërtimore sipas vlerës më të lartë të shkëmbimit, kur ndërtimi realizohet me financim të subjekteve private. Thirrja për konkurrim botohet në Buletinin e Njoftimeve Publike, në uebsite-in e njësisë së vetëqeverisjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco