Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

“Dukat” kalon kufijtë e Shqipërisë

“Dukat” kalon kufijtë e Shqipërisë

18:59, 22/07/2021
A+ Aa A-

Vitet e fundit prodhimet ‘Made in Albania’ në fushën e ujit kanë njohur rritje cilësisë dhe njëkohësisht edhe të eksportit gjithashtu.

Burimet e shumta ujore në vend dhe cilësia e lartë e tyre kanë bërë që tregjet të hapin rrugën për prodhimet shqiptare, duke qenë edhe mbizotërues.

Kur bëhet fjalë për përmbajtjen e ujit, ka dy elemente që duhen marrë parasysh: përmbajtja e mineraleve dhe kompozicioni i tij fiziko-kimik. Për të kuptuar më shumë, kemi vizituar një nga fabrikat e prodhimit të ujit të ambalazhuar në Shqipëri, ‘Dukat’, e cila ndodhet në fshatin me të njëjtin emër, në Vlorë.

Arsyeja përse zgjodhëm këtë ujë, është përmbajtja e lartë me minerale, por edhe mungesa e nitrateve dhe nitriteve, që e bën atë tejet të shëndetshëm.

Uji ‘Dukat’ buron nga një thellësi prej 600 metrash nëntokë, nga mali i Çikës, në Llogara. 

Image

Uji ‘Dukat’ filtrohet në malet me shkëmbinj karstik, duke ruajtur freskinë dhe pastërtinë.

Përveç përmbajtjes së tokës, një tjetër faktor që ndikon në cilësinë e tij është klima e lagësht në këtë zonë dhe reshjet vjetore, të cilat bëjnë që burimi të mos shterojë, por të ketë ujë të ftohtë, kristal të pastër e të pasur në minerale përgjatë gjithë vitit.

Aktualisht uji ‘Dukat’, një nga markat më të reja të këtij produkti Made in Albania, ka dalë për herë të parë jashtë kufijve të Shqipërisë, duke hyrë në tregun e vendeve fqinje. Sasitë e para të këtij uji kanë mbërritur tashmë në Malin e Zi, në pritje të depërtimit në të tjera tregje të vendeve të rajonit. 

Image

Me vetëm tre vjet në tregun shqiptar, ‘Dukati’, ka marrë pëlqimin e konsumatorit, si një ujë i pasur me vlera minerale nga burimeve natyrore shqiptare. I shëndetëshëm dhe i lehtë, uji ‘Dukat’ nuk është vetëm ujë, por një produkt i natyrës me veti thuajse kurative. Me minerale, të balancuara sipas parametrave fiziologjikë që kërkon organizmi, ai është i duhur për çdo grupmoshë. Së fundmi kjo kompani ka lidhur marrëveshje me partnerë në Malin e Zi, duke bërë që ky produkt shqiptar të shpërndahet në disa qytete të vendit fqinj, veçanërisht gjatë sezonin turistik. 

Image

Dukat ofron për konsumatorin standardet maksimale të cilësisë së ujit, bazuar në dy faktorë të rëndësishëm: Cilësia e ujit nga burimet e malit të Çikës dhe teknologjia më moderne që ka hyrë në Shqipëri në fushën filtrimit, përpunimit dhe ambalazhimit të ujit.

Uji përmban kalçium që është i mirë për kockat, magnez që ndihmon zemrën dhe muskujt, si dhe duke mos pasur nitrite e nitrate, është i mirë edhe për fëmijët e vegjël, por edhe për të përgatitur ushqimin e bebeve.

Përveç vlerave të tokës dhe klimës, që e bëjnë këtë një ujë unik, një rol të rëndësishëm luan edhe teknologjia për ambalazhimin e tij. Fabrika e ujit ‘Dukat’ është një investim i ri, me teknologji gjermane të vitit 2019, pra të fjalës së fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco