VIDEO- SYRI TV/ Pse u anashkalua koncesioni i rrugës Milot-Balldren

VIDEO- SYRI TV/ Pse u anashkalua koncesioni i rrugës Milot-Balldren

11:18, 22/07/2021
A+ Aa A-

Koncesioni më i debatuar, ai i autostradës Milot-Shkodër po anashkalohet nga qeveria shqiptare, e cila ka akorduar një financim tjetër me të cilin do të hartohet, studimi që dublon autostradën Milot-Lezhë për ta bërë me katër korsi nga dy që është aktualisht. Ministria e Infrastrukturës në raportin e monitorimit janar-prill 2021 njoftoi se për këtë çështje u akorduan 259 milionë lekë

SYRI TV

Qeveria shqiptare anashkalon koncesionin Milot-Balldren dhe nis financimin e studimit për dublimin e autostradës Milot-Shkodër.  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka akorduar një financim me të cilin do të hartohet, studimi që dublon Autostradën Milot-Lezhë për ta bërë me katër korsi nga dy që është aktualisht.

Burimet zyrtare në Ministrinë e Infrastrukturës ne raportin e monitorimit janar-prill 2021 njoftuan se u “akorduan 259 milionë lekë për financimin e studimeve dhe projektimeve: Projekti i rrugës By Passi Elbasan, Dublim i rrugës Milot-Lezhë-Shkodër, rruga Vaqarr – Kavajë dhe Studim i fizibilitetit të autostradës Adriatiko – Joniane”. Përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese nga Miloti në Balldren ishte parashikuar nëpërmjet ndërtimit të autostradës Milot-Balldren me koncesion PPP.

Koncesioni, i cili pati një kontestim të lartë në opinionin publik dhe në grupet e ekspertëve për kostot e larta u pezullua gjatë vitit të kaluar me argumentin se kriza pandemike ndikoi negativisht të ardhurat buxhetore e për rrjedhojë Milot-Balldren nuk do të financohet. Më herët, dështimi i koncesionit dhe mosfinancimi i tij me fonde publike ishte lajmëruar edhe nga zyrtarë të lartë të qeverisë.

Tani dy vite nga nënshkrimi i kontratës, ANK, kompania që ka fituar të drejtën e koncensionit ende nuk ka nisur punën.

Por nga ana tjetër, Ministria e Financave vazhdon ta kontabilizojë koncesionin Milot-Balldren në llogaritë fiskale të qeverisë edhe pse financimet shënohen me zero. Veprimet e fundit të qeverisë për të financuar me fondet e veta një projekt që dublon aksin-Milot- Shkodër tregojnë se qeveria e anashkaluar financimin e koncesionit.  Projekti PPP për ndërtimin e segmentit Milot -Balldren u iniciua pas një propozimi të pakërkuar të kompanisë shqiptare A.N.K dhe në tetor 2018, kompania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot –Balldren, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro.

Pas një rinegocimi pa garë të interesave, vlera e kontratës u rrit në 213 mln euro pa TVSH, ose 256 mln euro me TVSH, për një gjatësi prej 17.2 km. Baypass-i i Lezhës, ose ndryshe aksi Milot-Balldren, është pjesë e Autostradës Adriatiko -Joniane, projekt i cili është përzgjedhur për financim nga Nisma e Berlinit për shkak se, lidh Ballkanin Perëndimor me Korridoret Europiane.

Në studimin e fizibilitetit, dokumenti zyrtar që ka Ministria e Infrastrukturës për autostradën Adriatiko – Joniane, Balldren-Milot e përllogarit me një kosto 141 milionë euro (pa TVSH), ose 177 mln euro me TVSH, të cilat vlejnë për ndërtimin e 17 kilometrave autostradë.

Por, më datën 7 nëntor të vitit 2018, në një mbledhje ku po diskutohej korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor, të administruara nga WBIF (The Western Balkans Investment Framework), u vendos që Shqipërisë t’i kërkohej të kthente 350 mijë euro që i kishte marrë për studimin e fizibilitetit për Bypass-in e Lezhës (Milot-Balldren) për shkak se qeveria shqiptare kishte vendosur dhënien e tij me koncesion të tipit PPP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari22/07/2021 12:26

KËTË DËM KOLOSAL FINANCIAR E KA SHKAKTUAR VETË EDVIN KRISTAQ RAMA PËR INTERESAT E VETA PERSONALE DHE TË BANDËS SË TIJ KRIMINALE QEVERITARO-OLIGARKIKE, PA PYETUR FARE POPULLIN E VET DHE PA PJERDHUR FARE PËR ASNJË LIGJ KOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTAR! DHE KËTË GJOBË DO TA PAGUAJË VETËM RAMA DHE BANDA E TIJ. PRANDAJ OPEN DATA TË MOS NA BËJË KOT MË KOT LLOGARITJET SE SA I TAKON PËR TË PAGUAR ÇDO FAMILJEJE SHQIPTARE PËR TË SHLYER KËTË GJOBË!!! SPAK DUHET TË ZGJOHET NGA GJUMI DHE DUHET TË PASTROHET NGA LLUMI! ZNJ. KIMETE TË MOS NA BËJË KOT DEKLARATA TEORIKE, DEMAGOGJIRA DHE THIRRJE PROPAGANDISTIKE NË AJËR GJOJA PËR LUFTË DHE PËRBALLJE TË PAMËSHIRSHME NDAJ KRIMIT DHE KORRUPSIONIT DHE CIRONKAVE, TË MOS NA TREGOJË GJURMAT E KRIMBAVE DHE TË UJQËRVE NGORDHALAQË, POR TA VENDOSË DORËN DHE GRUSHTIN MBI KOKËN E KRYEUJKUT, KRYEÇAKALLIT DHE KRYEPESHKAQENIT TË KORRUPSIONIT DHE TË KRYEHAJDUTIT TË SHQIPËRISË!! ZNJ. KIM! SATRAPI I SURRELIT DHE NAKO-BANDITËT E TIJ KRIMINELË KANË 8 VJET QË VJEDHIN DHE GRABISIN ME TË GJITHA MËNYRAT E MUNDSHME KRIMINALE ÇDO QINDARKË TË BUXHETIT TË SHTETIT, VJEDHIN E SHKATËRROJNË SHQIPËRINË, DHUNOJNË, GRABISIN DHE PËRVETËSOJNË PA MËSHIRË PRONAT E SHTETIT DHE TË TË GJITHË SHQIPTARËVE DHE SPAK, PA PIKËN E TURPIT E TË MORALIT, MERRET ME CIRONKAT MË ORDINERE TË KRIMIT ORDINER! ZNJ. KIM, NËSE VËRTETË SHBA ËSHTË ME POPULLIN SHQIPTAR, ËSHTË ME DREJTËSINË DHE DËSHIRON ME TË VËRTETË QË TA NDIHMOJË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT NË KËTË LUFTË ME KRIMIN DHE KORRUPSIONIN QEVERITAR DUHET QË TË SHKËPUSË LIDHJET ME EDVIN RAMËN DHE TË NDËRPRESË MBËSHTETJEN NDAJ KËTIJ KRYEKRIMINELI SA MË PARË! OKTAPODI GJIGAND I KRIMIT DHE I KORRUPSIONIT LUFTOHET, GODITET DHE ASGJËSOHET QYSH NË FILLIM VETËM NËSE GODITET DHE SHTYPET PA MËSHIRË DHE PA KOMPROMIS KOKA E TIJ DHE JO GISHTRINJTË, KËMBËT DHE TENTAKULAT! KY OKTAPOD GJIGAND KRIMINAL, ME MBËSHTETJEN E PËRFAQËSUESVE MË TË KORRUPTUAR DHE MË TË PAMORALSHËM TË SHBA, BE, KE, KiE DHE OSBE, E KA MBËRTHYER FORT PREJ FYTI SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT DHE PO I MERR FRYMËN POPULLIT SA PO I DALIN SYTË NGA VENDI! BOLL ME SHOW QESHARAKE ZNJ. KIM! NE NUK DUAM FJALË POR VEPRIM!!! JEPNI URDHËR TË ARRESTOHEN EDVIN KRISTAQ RAMA DHE LALI ERJON PLEH VELIAJ! SOT OPOZITA E BASHKUAR DUHEJ TA KISHTE NGRITUR POPULLIN NË PROTESTA DHE NË DEMONSTRATA ANEMBANË VENDIT!!! SUNDIMI I SATRAPIT TË SURRELIT EDVIN KRISTAQ RAMA I KA SHKAKTUAR VENDIT: - 1 MILIARD EURO GJOBA NË ARBITRAZHET NDËRKOMBËTARE - 2,23 MILIARD EURO PAGESA PËR LARGIMET E PALIGJSHME DHE POLITIKE NGA PUNA - 10,75 MILIARD EURO (SIPAS RAPORTEVE ZYRTARE TË KLSH) VJEDHJE, ABUZIME DHE SHPËRDORIME NËPËRMJET TENDERAVE, KONCENSIONEVE, PPP-VE - 8,12 MILIARD EURO SHPENZIMET E TEPRUARA PËR PAJISJE LUKSI, AUTOMJETE LUKSI, ZYRA, SISTEME ELEKTRONIKE, RIKONSTRUKSIONE ZYRASH, ETJ. PRA, GJITHSEJ QEVERISJA SUNDIMTARE DHE NARKO-FASHISTE E EDVIN KRISTAQ RAMËS DHE NARKO-BANDËS SË TIJ KRIMINALE DERI SOT NA KA KUSHTUAR 22,1 MILIARD EURO!!!! KJO ËSHTË SHIFRA ZYRTARE, SEPSE PO TË SHTOHET EDHE EVAZIONI FISKAL I MIQVE DHE OLIGARKËVE TË SATRAPIT TË SURRELIT DHE LALI PLEHUT, SHËRBIMET DHE TAKSA E AUTOSTRADËS SË KOMBIT, AEROPORTI, PAGESAT E INCENERATORËVE QË NUK FUNKSIONOJNË AKOMA, CHECK-UP MJEKËSOR GJYSMAK, KJO SHIFËR REALE ËSHTË 25 MILIARD EURO!!!! PRANDAJ NE SOT JEMI POPULLI MË I VARFËR I EVROPËS POR KEMI QEVERITARËT, POLITIKANËT DHE OLIGARKËT MË TË PASUR TË EVROPËS!!! FLI GJUM O POPULL, FLI!!!

Shto koment

Denonco