Ardhja e punëtorëve të huaj në Shqipëri bashkë me rreziqet

Ardhja e punëtorëve të huaj në Shqipëri bashkë me rreziqet

07:19, 17/07/2021
A+ Aa A-

Pandemia e COVID-19 po i zbeh ngadalë efektet në ekonomi. Masat kufizuese janë lehtësuar, por bizneset kanë nisur të vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, duke rritur kërkesën për punonjës të huaj. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore me të huaj, rrezikojnë të ulin produktivitetin e punës. Sipërmarrësit shqiptarë nga sektorët e prodhimit dhe shërbimeve pohojnë se për të njëjtin pozicion pune, me pagë të njëjtë, një shqiptar është të paktën 20-30% më produktiv se një i huaj.

Zëvendësimi i shqiptarëve të larguar me punonjës afrikanë rrezikon të mbajë modelin ekonomik të vendit nën kthetrat e krahut të lirë të punës, në vend që ky zëvendësim të bëhej me teknologji dhe me një model të ri zhvillimi. Agjencitë e rekrutimit thonë se pandemia po nxit emigrimin e shqiptarëve dhe për rrjedhojë, edhe zëvendësimin e tyre me të huaj.

Ngadalësimi i pandemisë COVID-19 dhe rikthimi i ekonomisë në normalitet po nxjerr në pah problemin shqetësues të bizneseve shqiptare, mungesën e fuqisë punëtore. Sektori i prodhimit po vuan mungesat më të mëdha, ndaj po u drejtohet tregjeve të huaja, kryesisht nga vendet e Azisë dhe Afrikës për plotësimin e nevojave.

Ermal Jauri, ekspert i rekrutimit të punonjësve, tha se, pandemia e COVID-19 rriti më tej kërkesën për punonjës të huaj, kryesisht për dy arsye. E para, disa punonjës afrikanë dhe aziatikë që erdhën vitin e kaluar rezultuan produktivë, ndaj dhe kompanitë që e provuan kërkojnë të furnizohen më tej. E dyta, pandemia i ka bërë edhe më të pashpresë punonjësit shqiptarë, të cilët po zgjedhin emigracionin në vend që të aktivizohen sërish në Shqipëri.

Vendet e punës të lëna bosh prej emigracionit të lartë të shqiptarëve të arsimuar, që po zëvendësohen me punonjës kryesisht nga kontinenti afrikan, rrezikojnë të mbajnë modelin ekonomik nën kthetrat e shfrytëzimit të krahut të lirë të punës për një kohë të gjatë. Zëvendësimi i fuqisë punëtore me afrikanë rrezikon të përkeqësojë më tej produktivitetin në bizneset shqiptarë, për shkak të mangësive në aftësi që paraqesin vende të tilla si Kenia, Nigeria dhe vende të tjera afrikane.

Zhvillimi ekonomik i një vendi lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me produktivitetin e fuqisë punëtore. Për shembull, një punonjës shqiptar në sektorin e prodhimit ka vetëm 60% të produktivitetit të një punonjësi italian. Një punonjës rrobaqepësie në Itali prodhon në sasi dhe cilësi të paktën 40% më tepër se një punonjës në rrobaqepësitë shqiptare. Por një punonjës shqiptar në linjat e prodhimit në Shqipëri është së paku 30% më produktiv se punonjësit afrikanë, përllogarit Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve, i cili ka në pronësi edhe disa linja prodhimi.

Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme të larta dhe si e tillë, për nivelin e pagave dhe produktivitetin, renditet më mirë se vendet afrikane, prej të cilave do të importojnë fuqinë punëtore. Bizneset e prodhimit përllogarisin se, nëse fitimet e një biznesi për një punonjës shqiptar janë 4 lekë, për një punonjës afrikan janë 2 lekë.

E njëjta përllogaritje vlen edhe për sektorin e call center. Lorenc Goga, i cili drejton kompaninë që ofron web marketing, Facile.it, thotë se, për një njëjtin pozicion pune, një shqiptar është shumë më produktiv se një huaj. Por z. Goga pohon se të rinjtë shqiptarë janë shpërqendruar për shkak se planifikojnë të emigrojnë jashtë vendit. Ai tha se është i hapur ndaj punësimit të të huajve, pasi vendet e Afrikës së Veriut janë edhe italishtfolës.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, është skeptik për mënyrën se si po zëvendësohet forca e punës. Ai tha se bizneset shqiptare kanë pasur humbje historikisht të larta për shkak të mangësive në kompetenca të punonjësve shqiptarë. Për shembull, për shkak të mungesës së inxhinierëve të mirë dhe mekanikëve, një fabrike mund t’i krijohen mijëra euro humbje për neglizhencë.

Ndaj furnizimi me punonjës nga vende që nuk paraqesin kualifikim dhe kompetenca, në vend që të përmirësojë produktivitetin, rrezikon ta cenojë më tej. Jaka tha se, emigracioni në mënyrë të organizuar duhet të ishte bërë mbi studim paraprak, ku të përcaktoheshin qartë nevojat për fuqi punëtore, sipas sektorëve dhe më pas të përzgjidheshin vendet me aftësi më të mira në këto fusha. Jaka tha se do të ishte me interes importi i punonjësve nga Lindja e Largët.

Si mund të jetë produktiv zëvendësimi

Punonjësit nga Bangladeshi, Tajlanda dhe Filipinet do të ishin zëvendësues të mirë për biznesin fason. Por zoti Jaka është dyshues për aftësitë e emigrantëve nga Afrika, të cilët për nga “dembelizmi” ua kalojnë shqiptarëve. Nigeria aktualisht importon gati 90% të ushqimeve, të cilat mund të prodhohen tërësisht në vend.

Ermal Jauri, i angazhuar që nga viti 2015 në sjelljen e punonjësve të huaj në Shqipëri, pohon se kërkesa nga bizneset shqiptare për të punësuar rritet dhe ky trend është theksuar pas fashitjes së pandemisë. Ai thotë se, kërkesa po udhëhiqet, ndër të tjera, edhe nga përfitimet që kanë bizneset nga punonjësit e huaj. Jauri mendon se punonjësit e huaj, edhe ata nga Afrika kanë edukatë pune, punojnë me orë të zgjatura dhe për rrjedhojë, janë më produktivë se sa një shqiptar.

Po gjithsesi, konkurrenca, sipas tij, do të vërë në presion nivelin e pagave për punonjësit shqiptarë. Në një listë prej 103 vendesh nga portali i të dhënave “Numbeo”, Shqipëria radhitet e 84-ta për nivelin e pagës mesatare neto në muaj. Në këtë renditje, vendi ynë lë pas të paktën 19 vende: kryesisht Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme, ndërsa 83 vendet e marra në studim kanë nivel më të lartë page.

Paga mesatare neto në Shqipëri përllogaritet 323 euro në muaj, sipas të dhënave të vitit 2019 referuar nga “Numbeo”. Pas Shqipërisë vjen Bangladeshi me 301 euro në muaj, Armenia 300 euro në muaj dhe Irani me 296 euro në muaj. Ndërsa me diferencë nga paga mesatare e Shqipërisë paraqiten Sri Lanka me 232 euro në muaj, Nepali me 182 euro, Nigeria me 175 euro, Siria me 86 euro etj.

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, thotë se kjo mënyrë zëvendësimi e fuqisë punëtore nuk e zgjidh problemin, madje produktiviteti mund të cenohet.

Historia e emigracionit nuk njeh praktika, ku vendet e varfra të emigrojnë në vende të varfra. Xhepa këshillon që ky lloj emigracioni duhet të jetë shumë i organizuar, pasi në vetvete ka kosto sociale, duke rrezikuar krijimin e getove të reja dhe cenimin e të drejtave të njeriut.

Ai thotë se bizneset shqiptare mund të zgjidhin problemet e tyre të përkohshme, por ekonomia shqiptare nuk e zgjidh problemin në lidhje me produktivitetin. Por qeveria shqiptare është duke e vlerësuar seriozisht zëvendësimin e fuqisë punëtore, duke lehtësuar së fundi procedurat e pajisjes me vizë dhe leje qëndrimi./Nga Blerina Hoxha, Monitor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirfa17/07/2021 09:27

Po pse keni frike ta pranoni e ta thoni se ky eshte projekt i padronneve te soros bashke me veglat e emeriara prej tyre si lu e kim per tae cnjerrosur shqiptaret e per kthyer Shqiperine ne nje geto Perse i duhen atyre keto qeveritare pervers si rama veliaj e kompani??? Perse luftohet Berisha ??

t17/07/2021 09:02

O edrama,ta q.....derri,grun e ça te kesh me liber shpie se e shkaterrove ket vend

Shto koment

Denonco