Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

VIDEO/ Fiskalizimi, 40 % e bizneseve nuk janë gati, Jaka: Shteti të mbulojë kostot

VIDEO/ Fiskalizimi, 40 % e bizneseve nuk janë gati, Jaka: Shteti të mbulojë kostot

16:45, 01/07/2021
A+ Aa A-

Teksa pritet që gjithçka të ishte gati, rreth 40 për qind e bizneseve nuk kanë arritur të implementojnë sistemin e ri, fiskalizimin.

Për këtë arsye Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, i kërkon ndihmë shtetit që të mbulojë kostot e bizneseve që janë të pa mundur të përfundojnë fazën e fiskalizimit.

Implementimi i sistemit të ri për biznesin është një kosto e lartë që mund tí kalojë deri në  700 euro. Kryetari i dhomës së Tregtisë  dhe Industrisë  në qarkun e Tiranës Nikolin Jaka u shpreh se shteti duhet ti vijë në ndihmë  biznesit  duke i mbuluar  një pjesë të këtyre kostove.

Jaka sqaron se në këto kushte është e pamundur që në skemën e re të fiskalizimit të kemi gjithëpërfshirje.

Nga 1 korriku ka nisur faza e dytë e procesit të fiskalizimit, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë  u shpreh se që në ditën e parë  janë vërejtur anomali të vogla në funksionimin e serverit.

Jaka shprehet se mospërfshirja e të gjithë bizneseve lë vend për ekonomi informale.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon aplikimin për certifikatë përmes platformës e-Albania, bëri të ditur se deri në datën 30 qershor, janë pajisur me certifikatë elektronike për sistemin e fiskalizimit 20,525 biznese, ose 60% e totalit të subjekteve që pritet të përfshihen në fiskalizim nga 1 korriku.

Certifikata elektronike është hapi i parë për zbatimin e fiskalizimit, pasi mundëson nënshkrimin elektronik në sistemin e ri të faturimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco