Eksperti rrëzon skemën kombëtare të bujqësisë: Ka dështuar!

Eksperti rrëzon skemën kombëtare të bujqësisë: Ka dështuar!

22:12, 30/06/2021
A+ Aa A-

Ekonomia shqiptare u rrit me 5,53% në tremujorin e parë të vitit. Sipas Institutit të Statistikave, rritja ekonomike u mbështet sidomos nga kontributi i sektorëve të industrisë, me 2,56%, i ndërtimit me 1,09% dhe arsimit e shëndetësisë, me 0.97%.

Nga ana tjetër, performancën zhgënjyese shfaqi bujqësia, që ishte pothuajse në të njëjtin nivel prodhimi me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Një nga sektorët primarë të politikave qeverisëse po rri në vend numëro.

Eksperti i Bujqësisë, Ervin Resuli në studion e Ekonomi Plus’ foli mbi situatën e krijuar në vend pas rritjes me 5.53% gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

“Skema kombëtare nuk e favorizon fermerin. Kjo skemë duhet të jetë më e kordinuar. 182 mijë ferma janë mbështetur me 52 mijë euro. Formaliteti në fshat është më i madh se në qytete. Skema kombëtare duhet të ofrojë mbështetjen e plotë për fermerë dhe bujqësinë në vend. Pra mund të themi se deri tani kjo skemë ka dështuar”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 01/07/2021 13:08

Askujt nuk i jepet ndihme.Perderisa naften ti nuk ja jep nen 1000 mije leke ti si qeveri e ke vrare bujqesine.Lere pastaj subvencionet e lehtesira te tjera qe nuk behet fjale fare

Shto koment

Denonco