Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Italiani pagoi dasmën me çek fals/ Administratori i hotelit: Erdhi sot pagoi gjysmën e parave

Italiani pagoi dasmën me çek fals/ Administratori i hotelit: Erdhi sot pagoi gjysmën e parave

21:48, 30/06/2021
A+ Aa A-

Një qytetar italian ka kurorëzuar dashurinë e tij me një shqiptare në një ceremoni martesore të cilën e ka zhvilluar në një nga hotelet e qytetit bregdetar të Vlorës.

Një javë rresht, italiani, emri i të cili nuk dihet, ka akomoduar të gjithë të ftuarit për dasmën e tij, në hotel.

Në fund, ai është larguar duke lënë si pagesë një çek fals, që është zbuluar më vonë nga stafi i hotelit.

Në një postim në Facebook, në faqen zyrtare, hoteli ka denoncuar italianin për këtë mashtrim.

Në status paralajmërohet kallëzimi në polici për mashtrimin e bërë.

Për të komentuar detaje në lidhje me ngjarjen e pazakontë, administratori i Regina Group, Vasil Bedini i ftuar në emisionin ‘Ekonomi Plus’ me moderatoren Klaudja Karabolli tregoi se

“Kryem të gjitha shërbimet me sukses, por pagesën e pritëm deri momentin e fundit. Detyra jonë është të mos shfaqim pakënaqësi. Çdo subjekt duhet të regjistrohet si klient, pas kësaj instancat kujdesen për rastet e tilla. Por tani gjithçka ka ndodhur është sqaruar, shtetasi italian na telefonoi në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm dhe kreu një pjesë të pagesës. Wshtë sezoni turisti që presim të jetë me fluks, por raste të tilla nuk duhen marrë masa ekstreme.”

Bedini komentoi gjithashtu edhe pritshmëritë e sezonit dhe si situata aktuale në bregdet mund të ndikojë në mbarëvajtjen e sezonit. Ai cilësoi gjithashtu se sfidat problematike të këtij sezoni përpos masave kufizuese ishte vaksinimi i stafit, që u arrit në kohën e duhur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco