Taksat e reja/ Nga 1 korriku rritet çmimi i qumështit dhe bulmeteve

Taksat e reja/ Nga 1 korriku rritet çmimi i qumështit dhe bulmeteve

12:46, 29/06/2021
A+ Aa A-

Përpunuesit e qumështit paralajmërojnë nga 1 korriku rritjen e çmimeve për disa nga produktet e freskëta të bulmetit.

Arsyet e rritjes janë ndryshimi i çmimit të plastikës nga vendet furnizuese dhe shtrenjtimi i çmimit të energjisë nga rinovimi i kontratave në tregun e lirë.

Për shkak të rritjes së kostos nga këto faktorë, përfaqësuesi i kompanisë ‘Erzeni’, Sajmir Begaj tha për Monitor se tashmë kompania ka vendosur rritjen e çmimeve të produkteve të freskëta të bulmetit si qumësht, kos dhe djathë lope me 10% që nisin nga 1 korriku.

 ‘Arsyet e rritjes së çmimeve janë kostot e larta të prodhimit për shkak të rritjes 10% të lëndës së plastikës dhe çmimit të energjisë pas vendimit për daljen në treg të lirë. Rritja e çmimit të plastikës ka ardhur për shkak të shtrenjtimit të lëndës së parë në tregjet e huaja dhe nga furnizuesit rritja u lajmërua 3 muaj më parë. Shpenzimet vjetore të plastikës janë rreth 15 mln lekë në vit, ndërsa për energjinë elektrike janë mbi 15 mln lekë.

Për sa i përket çmimit të energjisë nga 1 korriku do të paguajmë 13,5 lekë/kë nga 9 lekë/kë që paguanim. Përfunduam kontratën 2 vjeçare për furnizimin në treg të lirë me çmim 9 lekë/kë dhe nga 1 korriku çmimi do të jetë 30% më i lartë. Aktualisht në verë ne konsumojmë 3 deri 4 mln lekë energji. Me këtë rritje çmimi do të paguajmë nga 900 mijë deri 1,2 mln lekë më shumë në muaj. Për këtë arsye çmimet e produkteve të freskëta, si qumësht, kos dhe djathi lopë do të rriten 8 deri 10%, pasi kostoja e prodhimit të tyre është e papërballueshme.’

Aktualisht me një rritje së produkteve të ambalazhimit nga Greqia dhe Italia po përballet edhe kompania tjetër e përpunimit të qumështit ‘Gjirofarm’. Administratori i kompanisë Nikolla Gjoni tha për Monitor se shtrenjtimi i lëndës së parë prodhuese të plastikës ka ardhur për shkak të fluksit të kërkesës pas hapjes së tregjeve. Z. Gjoni pohoi se kompania nuk do të ndryshojë çmimet e produkteve dhe kostot shtesë do të mbulohen prej saj.

‘Aktualisht ka një rritje të lëndës së parë, edhe ‘Gjirofarm’ po përballet me këtë problem, sidomos ambalazhet me të cilat ne furnizohemi nga Itali dhe Greqia. Rritja e çmimit të lëndëve të para ka ardhur më së shumti nga hapja e menjëhershme pas kufizimeve afatgjata në ekonominë globale, duke krijuar kërkesë të shtuar përballë mundësive të pakta të furnizueseve. ‘Gjirofarm’ do të mbulojë vetë këto kosto shtesë dhe nuk do të rrisë çmimet, përderisa situata pandemike ende është prezente me gjithë efektet e saj negative për individët dhe bizneset.

Edhe çmimet e produkteve tona që eksportohen në SHBA, Macao (Kinë) dhe Kosovë nuk do reflektojnë rritjen e çmimit të lëndës së parë. 

/Monitor.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

skendua29/06/2021 17:38

sa bithe te forte ka ky popull,..........fut e fute nuk ndihet fare , ama per motive te dobeta te mer gjak ne vetull

Vendi yne 29/06/2021 14:16

Populli te bojkotoj keto produkte vrastare.Llumin dhe helmet na i shesin per te fresketa.Nuk justifikohet rritja e cmimit ne kurriz te popullit.Ju mediat e dini shume mire Cfare shesin ata.Ku jane keto lope e bageti qe lufra erzeni e te tjera e furnizojne shqiperine 24 ore me mbingarkese.????Jane vaj palme e lend kimike qe po vdesin kete popull .Mallkuar qofshin

Shto koment

Denonco