VIDEO/ Pandemia shtoi varfërinë, Banka Botërore: Në Shqipëri, 112 mijë të varfër më shumë

VIDEO/ Pandemia shtoi varfërinë, Banka Botërore: Në Shqipëri, 112 mijë të varfër më shumë

14:37, 26/06/2021
A+ Aa A-

Rritja ekonomike në Shqipëri gjatë dhjetë viteve të fundit nuk prodhon ulje të varfërisë. Ndërkohë, gjatë pandemisë covid-19, në Shqipëri u shtuan 112 mijë të varfër, ose një e treta e gjithë personave të varfër që u shtuan në 6 vende të Ballkanit Perëndimor. Sipas Bankës Botërore, arsyeja pse në Shqipëri varfëria është më e madhe, lidhet me faktin se shumë familje shqiptare jetojnë me të ardhura 5.5 dollarë për frymë në ditë.

Nga SYRI TV.

Rritja ekonomike në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, nuk po prodhon ulje të varfërisë. Ky është përfundimi i arritur nga Ekonomistja e Lartë e Bankës Botërore për çështjet e varfërisë në Bankërn Botërore, Maria Oviedo.

Sipas një artikulli të botuar nga revista Monitor, ekspertja e Bankës Botërore llogariti se midis vitit 2002 deri në vitin 2008, në Shqipëri rritja ekonomike prej 1% të prodhimit të brendshëm bruto, uli varfërinë me 1.2%. Pas vitit 2014, elasticiteti i rritjes së varfërisë ra. Rritja prej 1% e PBB-së rezultoi vetëm me 0.8% në uljen e varfërisë. Varfëria monetare dhe privimi material u rrit në 7 komuna në 2019 dhe varfëria e përgjithshme iu rikthye rritjes në vitin 2020.

Ekspertët e ekonomisë mendojnë se shkak janë politikat që kanë stimuluar paga të ulëta dhe punësimin pa produktivitet. Ndërhyrjet që rekomandohen për uljen e fenomenit. Sipas përllogaritjeve të skenarit konservator të Bankës Botërore, në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor pandemia gjeneroi 336 mijë të varfër, ku një e treta, rreth 112 mijë, ishin në Shqipëri. Në të kundërt, në tre vende të rajonit së bashku, Serbi, Bosnjë dhe Malin i Zi u gjeneruan 42 mijë të varfër të rinj.

Edhe pse Bosnja ka një popullsi më të madhe se Shqipëria dhe kishte rënie ekonomike më të madhe se vendi ynë, gjeneroi shumë më pak të varfër të rinj se sa Shqipëria. Ekonomistja e lartë e Bankës Botërorë, zonja Oviedo, thotë se arsyeja kryesore se pse kriza e pandemisë ka prodhuar me shumë të varfër në Shqipëri lidhet me faktin se, një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare jeton me të ardhura për frymë, afër kufirit të varfërisë prej 5.5 dollarë në ditë.

Për këtë arsye, ndryshime të vogla në të ardhura mund të gjenerojnë efekte të mëdha në varfëri, tha ekspertja, se sa në vendet e tjera të rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco