Heqja e kufizimeve shpëton biznesin? Jahaj: Po xhirohet para vetëm për të paguar taksat!

Heqja e kufizimeve shpëton biznesin? Jahaj: Po xhirohet para vetëm për të paguar taksat!

21:54, 23/06/2021
A+ Aa A-

Pas marrjes së vendimit nga Komiteti i Ekspertëve mbi masat e reja kufizuese, bizneseve ju lejohetedhe njëorë më tepër për të qëndruar hapur.

Por a po e ndihmon biznesin kjo gjë? I ftuar në studion e ‘Ekonomi Plus’ Enri Jahaj u shpreh se situata aktuale me bizneset do të sjellë një situatë më të rëndë të sezonit turistik krahësuar me vitin e kaluar.

“Aktualisht në biznese po xhirohet para vetëm për taksa! Teksa shifrat janë në 0 nga virusi, pse baret e restorantet të vijojnë të mbyllur teksa njerëzit në autobusa po shtypen dhe janë pa maska. Ndaj masat duhet të jenë e të respektohen, të gjithë jemi taksapagues, ndaj meritojmë të trajtohemi njësoj. Qeveria duhet të ndihojë biznesin dhe jo të organizojëfesta në qendër dhe të ndalohet në lokale dhe bare!”

Jahaj pohoi se situata aktuale me sezonin turistik do të sjellë një sezon të vështirë i krahësuar me verën e 2020, kjo pasi këto kufizime nuk janë në të mirë të qytetarëve,por në dëm të bizneseve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco