Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

VIDEO/ Fiskalizimi në kohë krize, bizneset: Mund të shkojmë drejt falimentimit

VIDEO/ Fiskalizimi në kohë krize, bizneset: Mund të shkojmë drejt falimentimit

16:30, 22/06/2021
A+ Aa A-

Ekspertët e ekonomisë janë kundër zbatimit të fiskalizimit gjatë kësaj periudhe, për shkak të goditjes që ka marrë ekonomia nga pandemia Covid dhe tërmeti. Sipas Selami Xhepës, fiskalizimi po kryhet në kohë të papërshtatshme, ndërsa vetë bizneset shprehen se mund të shkojnë drejt falimentimit pas fiskalizimit.

Nga SYRI TV

Ekspertët e ekonomisë e cilësojnë si moment të papërshtatshëm implementimin e procesit të ri të fiskalizimit për bizneset. Sipas Selami Xhepës, zbatimi i fiskalimit në një moment të tillë është i papërshtatshëm për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe tërmeti, që kanë goditur rëndë biznesin në vend.

Nga ana tjetër, subjektet që preken direkt nga fiskalizimi, ky proces mund të falimentojë shumë biznese.

Faza para kalimit në sistemin e ri të fiskalizimit ka krijuar mjaft paqartësi për kostot dhe vështirësitë për t’u zbatuar, që mund t`i kushtojnë deri në 700 euro një biznesi.

Drejtoria e Tatimeve nga ana tjetër ka theksuar se prioriteti i procesit është formalizimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco