Eksperti i ekonomisë: Nuk jemi gati për fiskalizimin, mund të bëhen gabime në kurriz të biznesit

Eksperti i ekonomisë: Nuk jemi gati për fiskalizimin, mund të bëhen gabime në kurriz të biznesit

19:30, 18/06/2021
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, në një intervistë në “Syri Tv” foli ndër të tjera për procesin e fiskalizimit.

Danaj theksoi se strukturat tona nuk janë gati për fiskalizimin, duke shtuar se mund të bëhen gabime të mëdha në kurriz të biznesit.

“Strukturat tona nuk janë gati për fiskalizimin, mund të bëhen gabime në kurriz të biznesit

Strukturat tona nuk janë gati për fiskalizimin. Janë ngritur dyshime për mënyrën e përzgjedhjes së kompanive që janë bërë pjesë. Mendoj se procesi nuk do të ketë atë sukses, që pritet të ketë së paku në vitin e parë të implementimit dhe nuk do arrijmë që të marrim 100 përqind ulje të evazionit fiskal, sepse qëllimi kryesor është ulja e evazionit fiskal. Duhej që të ishte diskutuar me të gjitha grupet e interesit, me qëllim që të evitoheshin edhe këto problemet fillestare. Kam frikë dhe mendoj se për shkak të problemeve dhe mos-gatishmërisë së institucioneve të sistemit vetë në tërësi, mund të bëhen edhe gabime në kurriz të biznesit.

Nuk mund të implementohet një sistem i tillë, që ndryshon të gjithë mënyrën e fiskalizimit në vendin tonë, për një kohë kaq të shkurtër.  Do kemi sektorë që nuk do jenë të mbuluar dhe sektori më kryesor është ai mobilar, do kemi vështirësi në kontrollin e tij. Ndër arsyet kryesore është mos-kontrolli i të gjitha kapaciteteve të likuiditetit financiar ose ekonomik, që hidhet në këtë lloj sektori. Supozohet se janë të ardhura nga tregjet e zeza dhe kjo gjë bën pastaj që të mos arrihet edhe fiskalizimi. Vështirësi do hasë edhe sektori i bujqësisë, për shkak se infrastruktura nuk është akoma gati. Sidomos në zonat e thella të Shqipërisë, infrastruktura nuk është siguruar ende, edhe interneti mungon në disa vende”, deklaroi Danaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco