Fiskalizim në korrik, po as gjysma e bizneseve nuk e ka marrë çertifikatën elektronike

Fiskalizim në korrik, po as gjysma e bizneseve nuk e ka marrë çertifikatën elektronike

07:11, 14/06/2021
A+ Aa A-

Zbatimi i procesit të fiskalizimit, që do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si bizneset faturojnë dhe raportojnë online tek Tatimet, është shumë afër.

Në korrik fillon procesi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve për 51 mijë subjekte, por deri tani vetëm 23% e tyre kanë aplikuar për të marrë certifikatën elektronike në e-Albania, që është hapi i parë për të zbatuar sistemin e ri.

Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021. Nga 1 janari ka filluar procesi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike.

Ndërsa faza e parë, për transaksionet me organet publike ishte më e kufizuar, faza e dytë që nis në korrik dhe e treta në shtator do të përfshijnë të gjitha subjekteve në vend, me përjashtim të ambulantëve dhe fermerëve.

Nga 1 korriku, fiskalizimi fillon për 51 mijë subjekte, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve. Tatimet nuk kanë ende një të dhënë se sa do të jetë numri total i subjekteve që nga shtatori do të duhet të zbatojnë në total fiskalizimin, por më herët është deklaruar se mund të jenë rreth 80 mijë subjekte.

Të gjithë tatimpaguesit, që do të jenë përdorues të sistemit të Fiskalizimit, në zbatim të detyrimit ligjor, që rrjedh nga Ligji, duhet të aplikojnë për t’u pajisur me Certifikatën elektronike, brenda afateve kohore.

Por, kur kanë mbetur vetëm më pak sesa tre javë nga zbatimi i fazës së dytë, ritmi i pajisjes bizneseve me certifikatën elektronike është i ulët. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon aplikimin për certifikatë përmes platformës e-Albania, bëri të ditur për Monitor se deri në 7.6.2021, janë pajisur me certifikatë elektronike për sistemin e fiskalizimit 11,576 biznese.

Tatimet: Deri tani janë fiskalizuar rreth 4600 tatimpagues

Sipas të dhënave nga tatimet, nga 1 janari deri në 30 qershor numri i tatimpaguesve të fiskalizuar në total është 4.581.

Për të njëjtën periudhë Fatura me para në dorë të lëshuara në total janë 2.097.080..

Fatura pa para në dorë të lëshuara në total – 69.647

-Nr i vizitave informuese të realizuara në biznese në total – 25.274

-Nr i trajnimeve që kanë marrë bizneset të realizuara në total – 24.091

-Nr i trajnimeve që kanë marrë kontabilistët në total – 3.143.

Marrja e certifikatës elektronike

Certifikata elektronike është një nga elementët e domosdoshëm që siguron përdorimin e portalit të Faturës Elektronike dhe kryerjen e veprimeve me të.

Ajo sigurohet duke aplikuar te AKSHI nëpërmjet portalit e-Albania, në linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691&fbclid=IëAR1U8dvDt4gH2nc4-29FQFzdh3njO8DDApO84u-rXoGfKjvIImaz5hDGRGs

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 3 ditë pune. Periudha e vlefshmërisë është 1 vit nga koha e gjenerimit të certifikatës.

Kosto është 4000 Leke në vit.

Shërbimi elektronik “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit” mundëson pajisjen me Certifikatë Elektronike për subjektet tatimpaguese në kuadër të projektit të fiskalizimit. Kjo certifikatë digjitale është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.673, datë 22.11.2017, “Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, si dhe nenit 19, ligjit nr.9980, “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të ligjit nr.107/2015, “Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara” i ndryshuar, AKSHI zhvillon, administron, mirëmban Infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) dhe menaxhon Certifikatat Elektronike X.509 v3.

Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;

– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit”;

– Klikoni butonin “Përdor”;

– Plotësoni të dhënat e kërkuara në formularin përkatës elektronik;

– Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;

– Kërkesa do të dërgohet në Drejtorinë e Sigurisë e-Gov, sektori i fushës së PKI-së dhe do të procedohet nga specialistët e fushës së Infrastrukturës dhe Çelësave Publikë;

– Certifikata Elektronike do t’ju dërgohet në adresën e emailit që keni plotësuar gjatë regjistrimit të biznesit në portalin e-Albania (Lutemi të siguroheni që adresa e-mail e regjistruar në portal të jetë e aksesueshme në mënyrë të sigurtë nga ana juaj)./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t14/06/2021 08:19

Deri tani bisnesi vogel paguante per kolaudimin vjetor te kases,kurse tani perveç kolaudimit duhet te paguaje edhe certifikaten elektronike vjetore ?Dhe keta plehrat e rilindjes na çane b...se bisnesi vogel nuk do kete pagesa shtese.Perveç ketyre duhet te pajiset edhe me kompjuter dhe internet.O ndyresira te rilindjes,beni qejf me kete popull k....qe eshte krenar se eshte shqiptar,perderisa vazhdon tju mbaje akoma ne kurriz.

Shto koment

Denonco