Bizneset shqiptare zgjedhin Maqedoninë e Veriut/ Iseni: Favorizon investuesit, ka politika lehtësuese fiskale

Bizneset shqiptare zgjedhin Maqedoninë e Veriut/ Iseni: Favorizon investuesit, ka politika lehtësuese fiskale

22:02, 09/06/2021
A+ Aa A-

Drilon Iseni, Drejtor i Oda Ekonomike e Maqedonisë shpjegon sesi është klima e biznesit në Maqedoninë e Veriut.

Iseni shprehet se bizneset e huaja janë të favorizuara dhe nga ana tjetër qeveria po bën hapa lehtësuese për një ringritje të ndërmarrjeve në vështirësi.

“Situata pas pandemisë ka qenë e vështirë. Sot ka qindra biznese të mbyllura. Investitorë nga Shqipëria dhe Kosova po zgjedhin Maqedoninë e Veriut sepse ka lehtësi nga politikat fiskale. Qeveria po fokusohet në sektorët strategjikë”

Duket se Maqedonia e Veriut është kthyer në një “shqetësim” edhe për qeverinë shqiptare.

“Pak ditë më parë kisha një takim me një zyrtar të lartë shqiptar i cili më pyeti sesi është situata në Maqedoninë e Veriut. Ja shpjegova që ka shumë biznese që janë mbyllur si në Shqipëri por klima është pozitive me ndihmën dhe lehtësitë e duhura”.

Ndiqni emisionin e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco