Eksperti i punësimit: Rezultati i punonjësit nuk mund të vlerësohet nga orët e gjata në punë

Eksperti i punësimit: Rezultati i punonjësit nuk mund të vlerësohet nga orët e gjata në punë

22:03, 26/05/2021
A+ Aa A-

Eksperti i Punësimit, Erion Muça i ftuar në Ekonomi Plus, ku u diskutua për raportin punëdhënës- punëmarrës, tha se punonjësi nuk mund të vlerësohet nga prezenca e gjatë në punë, por nga rezultati dhe arritja e objektivave.

 “Koha e gjatë për punonjësin në punë, nga shumë punëdhënës shikohet si rezultat më i lartë në punë. Kjo është një teknikë e gabuar. Në vendet më të zhvilluara, punonjësi mbahet i motivuar që të jetë më kreativ. Pra punën e tij mund ta realizojë në orët më optimale, pa e kufizuar.”

Muça tha se punonjësit shqiptar i mungojnë kushtet e punës dhe tregu duhet të zbatojë praktikat europiane.

Një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë) dhe Organizatës Ndërkombëtarë të Punës në 194 vende të globit ka gjetur se, orët e gjata të punës rrisin fatalitetet që lidhen më sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Ndiqni bisedën e mjekut Kardiolog Taulant Gishto gazetaren #KlaudjaKarabolli:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco