Tjetër humbje për Bitcoin, ‘digjen’ 1200 miliardë dollarë në 10 ditë

Tjetër humbje për Bitcoin, ‘digjen’ 1200 miliardë dollarë në 10 ditë

20:36, 23/05/2021
A+ Aa A-

Bitcoin ka humbur sërish pikë, duke zbritur nën 33,000 dollarë. Aktualisht po tregtohet me 32,202 dollarë, me një rënie prej 15,56% në 24 orët e fundit.

Kapitalizimi i tregut në këtë mënyrë arrin në 601 miliardë lekë, pothuajse gjysma e niveleve të larta në prill. Monedha Crypto nuk e kanë parë këtë minimum çmimi që nga 25 janari 2021.

Në 10 ditë, kriptovalutat kanë djegur 1.220 miliardë dollarë. Kjo është ajo që del duke krahasuar të dhënat historike të Coinmarketcap, vëzhguesi kryesor online i kriptomonedhave. Që nga 12 maji, 10,013 monedhat dixhitale ekzistuese kanë pasur në treg vlerën e rreth 2,500 miliardë dollarëve. Në këto orë vlera e tyre ka rënë në 1,280 miliardë.

Gjithçka filloi më 12 maj me një tëitter nga Elon Musk, i cili njoftoi se Tesla nuk do të pranonte më Bitcoin si mjet pagese.

Këtu u shtua edhe goditja e autoriteteve kineze ndaj monedhave dixhitale, e shpallur më 19 maj. Sot rënia e re e Bitcoin, e cila kontrollon vetëm rreth 47% të të gjitha kriptovalutave, ka bërë që të gjitha monedhat e tjera dixhitale të bien.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe bie 21,68% në 1,847 dollarë. Cardano humbi 27,16% në 1,11 dollarë, Dogecoin 20,29% në 0,27 dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco