Rriten humbjet e energjisë në rrjet/ INSTAT dhe OSHEE të dhëna të ndryshme

Rriten humbjet e energjisë në rrjet/ INSTAT dhe OSHEE të dhëna të ndryshme

17:15, 21/05/2021
A+ Aa A-

Dy raporte të publikuara nga INSTAT dhe OSSHE për humbjet  energjisë në rrjet paraqesin shifra kontradiktore me njëra-tjetrën. INSTAT deklaron se humbjet janë rritur me 7.7 për qind ndërkohë që OSSHE shprehet se ato kanë rënë me 1.4.

Dy raporte të paraqitura së fundi nga INSTAT dhe OSSHE në lidhje me humbjet në rrjet te energjisë elektrike paraqesin shifra kontradiktore.

Instituti i Statistikave në publikimin e tij konkludon se sistemi elektroenergjetik shqiptar pësoi një rritje të konsiderueshme të humbjeve në rrjet gjatë tremujorit të parë të këtij viti me 7.7%.

Por për OSSHE-në në të njëjtën periudhë ato rezultojnë në rënie me 1.4%.

Madje, në postimin më të fundit në Facebook operator i sistemit të shpërndarjes së energjisë deklaron se kjo ka ardhur si pasojë e investimeve dhe kontrolleve të vazhdueshme ndaj abuzuesve.

Në raportin e INSTAT thuhet se pjesa më e madhe e humbjeve në janar-mars të këtij viti janë klasifikuar si humbje në rrjetin e shpërndarjes për shkaqe teknike me një rritje prej 8,1 %, ndërsa humbjet jo teknike kanë njohur një rënie me 2,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët gjatë kësaj periudhe u rrit me 8.8% dhe ndikimin më të madh rezulton se kanë dhënë bizneset të cilat kanë konsumuar 14,2 % më shumë energji se në tremujorin e parë të 2020-s.

Pjesa më e madhe e energjisë ëhstë prodhuar nga hidrocentralet publike me një rritje prej 2.5 herë.

Ndërkohë që hidrocentralet private dhe koncensionare shënuan një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 81,3 %./ oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco