Arben Cipa nga takimi për turizmin në Madrid: Kthehemi me lajme të mira

Arben Cipa nga takimi për turizmin në Madrid: Kthehemi me lajme të mira

22:12, 19/05/2021
A+ Aa A-

Operatori turistik Arben Cipa në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Madridi, sqaroi se po punohet për të arritur marrëveshje të rëndësishme për sezonin turistik.
“Hapja e vendit tonë për sezonin turistik 2021 i përket një vendimi të marrë nga Europa. Pra, është vendim gjeo-politik që do të vendos jo vetëm për vendin tonë, por të gjithë shtetet! Jam optimist se do të kthehemi nga Madridi me lajme të mira"

Më tej Cipa sqaroi edhe sfidat me punësimet.
"Situata e sezonit turistik nuk është e mirë. Aktualisht stafet dhe të rinjtë lëvizin, ikin e vijnë është një faktor që nuk ndalohet dot!  Ngërçi nuk është stafi, por situata që ka rënë  në bizneset tona. Stafi duhet vlerësuar edhe në pagesë, që ata të mos ikin. Unë jam optimist, por ky problem ndoshta do të zgjasë."
Ndiq emisionin e plotë me gazetaren #KlaudjaKarabolli:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco