Punësimi për të rinjtë, ekspertja: Ra kërkesa e donacioneve të ideve inovative, studentët zgjedhin degë për të ikur nga vendi

Punësimi për të rinjtë, ekspertja: Ra kërkesa e donacioneve të ideve inovative, studentët zgjedhin degë për të ikur nga vendi

22:08, 05/05/2021
A+ Aa A-

Ditët e sotme inovacioni është shndërruar në një faktor kryesor në ndikimin e planifikimit strategjik. Studimet kanë konfirmuar se të gjitha bizneset dëshirojnë të jenë më inovative, gati 90% e bizneseve besojnë se inovacioni është një prioritet për ta.

E ftuar në studion e emisionit ‘Ekonomi Plus’, Eksperte Inovacioni Besarta Vladi tregoi për moderatoren Klaudja Karabolli si inovacioni shihet si mundësi punësimi tek të rinjtë.

“Jemi një vend me problematika dhe kjo na bën një nga vendet që kemi nvojë për inovacion, por mundësitë janë të pakta. Në vendin tonë nuk kemi edukimin e duhur për të konsideruar inovacionin si profesion. Inovacioni shpesh herë specifikohet si teknologji, tek ne ekziston problematika që të mësohemi me inovacionin si një pjesë e rëndësishme në financimin e ideve të reja.

Gjatë 2020 kemi pasur ulje të kërkesën e donatorëve për të mbështetur një ide inovative duke u justifikuar si një proces që mund të pres edhe pas pandemisë.

Tregu europian dhe amerikan thithin trurin më të mirë për idetë inovative në teknologji, pra këto trende drejt teknologjisë jan shfrytëzuar si mundësi trampoline për tu larguar jashtë. Sot studentët më pyesin se me cilën degë studimi e kanë më të lehtë të largohen nga vendi. “

Sektori i ideve të reja janë mundësi e trendeve të reja për të hapur dicka tënden dhe për të qenë i sukseshëm dhe jo për t’u bërë pjesë e një kompanie dh eprofesioni që nuk i përshtatet.”

Ekspertja Vladi komentoi gjithashtu rritjen e kërkesës së shitjeve online duke e cilësuar si një pjesë pozitive e shkaktuar nga pandemia, që hodhi dritë mbi një hallkë me të cilët tregu shqiptarë nuk ishte i mësuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bravo studentet05/05/2021 22:52

Edhe me arsimin e cunguar qellimisht rinia eshte me e ditur se qelbesirat e parlamentit e qeverise.

Shto koment

Denonco