A do të falen gjobat ndaj biznesit të vogël? Agolli: Bizneset janë në prag mbijetese, qeveria të ndihmojë!

A do të falen gjobat ndaj biznesit të vogël? Agolli: Bizneset janë në prag mbijetese, qeveria të ndihmojë!

22:02, 05/05/2021
A+ Aa A-

Një vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare të bizneseve në gjysmën e dytë të vitit 2020 tregoi se ndërmarrjet në tërësi raportuan shitje më të ulëta krahasuar me periudhën përpara pandemisë. Megjithatë ecuria ka ndryshuar në varësi të përmasave të biznesit.

Gjatë gjashtë mujorit të dytë të 2020 ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha kanë raportuar ecuri më të mirë të shitjeve dhe gjendjes financiare krahasuar me gjashtëmujorin e parë, ndërsa bizneset e vogla raportuan shitje të dobëta, rritje të kostos së borxhit dhe pritje pesimiste për të ardhmen. Të gjitha bizneset e anketuara vlerësuan pandeminë si faktorin me ndikimin kryesor në aktivitetin e tyre.

I ftuar në studion e emisionit ‘Ekonomi Plus’, Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Shpëtim Agolli foli për ndikimin që pandemia la tek biznesi i vogël duke i bërë thirrje qeverisë të zgjasë dorën për t’i ardhur në ndihmë biznesit të vogël.

“E vërteta është se biznesi i vogël nuk ka kapital dhe është i prirur që me pak të ardhura të rrisë veten. Pandemia luajti një rol negativ, pasi uli kërkesat në treg. Sot qytetarët shqiptarë kanë më pak lekë, kështu bizneset e vogla për shkak të kostove të larta vendosi të largoj punonjës ose të mbyllet biznes. Politikat fiskale e zhysin biznesin e vogël.“

Ndihma që dha qeveria për biznesin ka qenë 100 milionë euro dhe kjo vetëm për punëtorët e larguar ose bizneset që u mbyllën gjatë periuydhës 3 mujore, pra fillimin e pandemisë. Kjo shumë shkoi direkt për punëtorët.

Ne si shoqatë i kemi dërguar dy letra qeverisë, dhe u ul TVSH për 100 milionë lekët që iu ofruan. Taksë tabele, infrastrukture, arsim, gjelbërim pra të gjitha 50 -60 milionë lekë të vjetra për biznesin e vogël, dhe kjo është taksa më e lartë dhe kjo e dëmton biznesin e vogël.

Shumë dyqane të vogla janë mbyllur, me mijëra biznese janë mbyllur dhe si pasojë 43 mijë punëtorë të papunë. Biznesi i vogël kërkon kredi për të mbajtur frymën janë në prag mbijetese. I bëj thirrje qeverisë të ndihmojë bizneset e vogla. Në datën 1 qershor kalon ligji për rritjen e pagës minimale me 300 mijë lekë, por ne e kemi kritikuar dhe nuk e pranojmë sepse një periudhë e tillë qeveria bën me hile ndaj shqiptarëve dhe punonjësve. Pikërisht dy javë më parë nënshkruam një kontratë me PD për çështjen e biznesit të vogël e të mesëm, por sikur ato të realizohen dhe qëndrojnë. Jemi koshient se çfarë gjendje jemi dhe e dimë se biznesi ka paguar edhe partitë pasi ka pasur presione ndaj tyre gjatë fushatës. Bizneset aknë marrë gjoba, nga 1-2 gjoba. Dhe presioni ka qenë i vazhdueshëm.

“Nëse do i fali do të jetë shumë mirë. Përmes emisionit tuaj dua të bëjë kërkesën për të falur gjobat ndaj bizneseve. Mosmenaxhim nga strukturat ka edhe shkelje ndaj bizneseve, por sigurisht në një kohë të tillë duhet të falen. Bizneset e vogla kanë nevojë për stimulim dhe të krijohen kushte. Sezoni turistik duhet të ketë ndihmën e shtetit. “

Agolli komentoi gjithashtu gjobat që kanë marrë bizneset e vogla gjatë pandemisë, ku u shpreh pozitiv se qeveria mund t’i falë këto gjoba.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco