Paratë e pista në zgjedhjet e 25 prillit/ Taulla: Partitë politike konsumuan 200 mijë $ për fushatën

Paratë e pista në zgjedhjet e 25 prillit/ Taulla: Partitë politike konsumuan 200 mijë $ për fushatën

21:57, 30/04/2021
A+ Aa A-

Vetëm pak ditë kanë kaluar nga zgjedhjet elektorale në vend dhe fokusi kryesor në media ka qenë mandatet e fituara në vend. Por organizimi i fushatave elektorale nga partitë politike është një tjetër fenomen ‘rrezikshëm’ i hasur gjatë në fushatat elektorale.

Eduart Taulla i ftuar në studion e emisionit Ekonomi Plus foli për këtë fenomen të rrezikshëm.

Taulla u shpreh për moderatoren Klaudja Karabolli se ka të ardhura që janë fshehur nga vetë partitë politike.

“Gjatë fushatave elektorale ne kemi vënë re shifra të ndryshme që jane konsumuar nga partitë politike në vend për të mbështetur fuahatën. Kryesisht në Facebook janë konsumuar mijëra dollarë në mbështetje të këtyre partive.

Rreth 35 mijë dollarë janë konsumuar për të mbeshtetur një parti politike të caktuar, shifër kjo 34% më e lartë e lejuar nga Facebook. 200 mijë dollarë e konsumuar nga të gjitha partitë politike në vend.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco