INVESTIGIMI/ Nga pikat e rimbushjes së celularëve deri tek udhëtimi drejt Maqedonisë, mënyrat që shqiptarët luajnë online

INVESTIGIMI/ Nga pikat e rimbushjes së celularëve deri tek udhëtimi drejt Maqedonisë, mënyrat që shqiptarët luajnë online

22:56, 16/04/2021
A+ Aa A-

Nga investigimi i kryer prej tre muajsh nga Ina Media, rezulton se bastet online në Shqipëri nuk janë mbyllur asnjëherë.

Edhe pse me ligj bastet u mbyllën më 1 janar 2019, votimi që u bë në tetor 2018 për mbylljen e këtyre pikave të basteve i ndihmoi personat që zotëronin këto pika që ta kthenin aktivitetin e tyre në mënyrë online.

Zhvillimi i këtij aktiviteti filloi të zhvillohej në bar-kafe, në pikat rimbushëse të celularëve. Për të shmangur edhe dënimin me burg për pak para, në fillim zotëruesit e këtyre pikave online kërkonin që shuma minimale duhet të ishte 5 mijë lekë të reja dhe për shkak të përhapjes së madhe, shuma minimale u ul.

Për të shikuar sesa funksionale ishte kjo, ne arritëm të siguronim vetëm për 20 minuta një adresë për të luajtur. Gjatë kësaj kohë neve na u ndërrua dy herë webi ku ne loznim online.

Një person që ne kemi përfshirë në investigim tregon se në fillim ishte një lojtar, por falë besimit të atyre personave që e zotëronin, ai u bë vetë një person që zotëronte një pikë basti online.

Por përveç kësaj, shqiptarët kanë gjetur edhe një mënyrë tjetër atë të udhëtimit drejt Maqedonisë së Veriut për të luajtur baste dhe kazino.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco