Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Gazetari: Kazinotë nuk janë mbyllur asnjëherë!Për 3 muaj luajta online pa asnjë lloj problemi

Gazetari: Kazinotë nuk janë mbyllur asnjëherë!Për 3 muaj luajta online pa asnjë lloj problemi

22:47, 16/04/2021
A+ Aa A-

Qindra lokale fizike bastesh dhe bastet online, lojërat e fatit u shpallën të paligjshme në Shqipëri dhe më 1 janar 2019 ulën qepenat. Të njëjtin fat patën edhe kazinotë në mbarë vendin.

Për të vërtetuar se bastet online funksionojnë normalisht dhe pas asnjë lloj kontrolli nga shteti, gazetari Klevis Paloka ka provuar të hapi një llogari në një adresë bastesh online. Pasi gjetëm personat e duhur na u deshën vetëm 20 minuta për tu pajisur me një llogari të re.

Mjaftojnë vetëm 5 mijë lekë për të hapur një llogari dhe për të luajtur online. Janë me mijëra faqet që Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka kërkuar të mbyllen, pasi zhvillojnë aktivitet të paligjshëm të basteve online. Por ekspertët duket se janë përballë një sfide të pamundur

Paloka u shpreh se bastet nuk janë mbyllur asnjëherë dhe se vijon të luhet online nga persona të shumtë.

“Bastet nuk janë mbyllur asnjëherë! Faqet online ndryshohen disa herë, për të ruajtur privatësinë, por nuk është e vështirë të logohesh me të dhënat që ata i ndryshojnë herë pas here. Të ndryshojnë në faqe, por ti ke mundësi të hysh sërish me të dhënat që të japin. Pikat u kthyen në lokale, por edhe në hapsira të tjera ku luhej në mënyrë të fshehtë. Gjatë këtij 3 mujori ne investiguam se 3800 faqe të mbyllura, dhe 2020 janë mbyllur vetëm 33 faqe, por komunikimi me Fidel Ylli ai u shpreh se bastet të hapen, por shteti të organizonte hapjen e tyre si Itali apo vendet e tjera”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco