Guxholli: Rritja e taksave për shtresën e mesme solli varfëri, korrupsion dhe largimin e të rinjve

Guxholli: Rritja e taksave për shtresën e mesme solli varfëri, korrupsion dhe largimin e të rinjve

22:21, 02/04/2021
A+ Aa A-

Pjesë e diskutimit në studion e emisionit ‘Ekonomi Plus’ ishte edhe pedagogia Zana Guxholli

“Taksat janë flamur fushatash, gjithmonë përdoret nga politikanët pasi është tepër element i ndjeshëm, sepse prek të ardhurat e njerëzve direkt, prek ekonominë e vendit.. Edhe këtë vit ashtu si cdo vit u prek sistemi i taksave. Sipas meje taksa e sheshtë është modeli i duhur, një model ky i aplikuar gjatë periudhës 2005-2013.

Ndryshimi i qeverisë solli për tetë vite, korrupsion, varfëri në xhepat e njerëzve dhe rënien e bizneseve. Pra ardhja e PS rriti informalitet, paksoi te ardhurat në buxhet dhe rriti korrupsionin.

Propaganda e të majtëve ishte se do sillnin sistemin e ndershëm për të ulur pabarazinë, por rritën pabarazinë. Kush merr më shumë do paguaj më tepër taksa, Sisitemi i PS i uli taksën biznesit të madh ia bëri 8% teksa rrogat tona tatohen me 38%, por rrogëtari u tatua shumë në këto vite teska biznesi më pak.

Po shkojnë drejt taksës së sheshtë.

A është taksa e sheshtë sistemi i mirë për shqipërinë?

“Ulja e taksës sjellë rritjen e pagës. Por politikanët duhet të dinë lidhjet dhe të shfrytëzojnë këto, për të krijuar kushte të mira. Taksa e sheshtë do të sjellë është zgjidhja e politikanëve, ndaj edhe ata shprehen se ky mandat i tretë do të ndihmojë vendin. Taksa progresive rrit edhe prfitimet tek bizneset. Taksa e ulët në vendin tonë është domosdoshmëri.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco