Modeli i duhur i taksimit në Shqipëri?/ Eksperti: Në vendin tonë administrimi tatimor ka rënë komplet

Modeli i duhur i taksimit në Shqipëri?/ Eksperti: Në vendin tonë administrimi tatimor ka rënë komplet

22:09, 02/04/2021
A+ Aa A-

Në studion e emisionit ‘Ekonomi Plus’ nën moderimin e Klaudja Karabollit u trajtua çështja e sistemit të taksave, si kryefjalë e fushatës zgjedhore të 25 prillit.

I ftuar në studio ishte eksperti fiskal, Bujar Bendo i cili foli mbi ndryshimin e sistemit të taksave, primare duhet të jetë modeli ekonomik dhe taksat realizojnë funksionet e shtetit. Nuk do arrijmë të kuptojmë sistemin që kemi aplikuar.

“Në vendin tonë politikëbërësit janë fokusuar gjithmonë në dy modele të sistemeve të taksave: modeli i taksës së sheshtë dhe modeli i taksës progresive. Për mendimin tim taksa progresive është modeli i duhur dhe si i tillë nuk mund të ndryshojë.

Për vendet si Shqipëria problemet në modelet e taksimit si administrimi i taksave apo kompleksiteti indeks, kanë vetëm një zgjidhje, dhe ky model do të ishte modeli adekuat. Problemi në vendin tonë është se nuk ekziston administrimi tatimor.

Administrimi tatimor ka rënë komplet.

Tatim paguesit duhet të angazhojnë kontabilist për mbajtjen e llogarive, pasi pragjet që krijoji inflacioni dhe lehtësira si cmimi i TVSH, i kritikuar edhe nga OBSH. Përjashtime në import, automotivë, hotelet me 5 yje, pra një ekspert fushe duhet të jetë i kujdesshëm, kjo rrit koston nga tatimpaguesit, por në të njëjtën kohë rrit edhe tatimin e administratës, pasi e ka të vështirë të kontrollojë, duke qenë komplikacion krijon vështirësi me administratat. Qeveria ka gjetur një rrugë që është penalizuese, në ligjin për përfitmarin ka penalitet për cdo gjë. Kontrollet kryen, por penalitetet krijojnë hapësira e mundësira për të filtruar me administratën, por kjo është gabim.

Politikë me masat bëhet, por ne jemi në një ambjent ku politikbërësit e trajtojnë pronë më vete, dhe nuk ka administratë të qëndrueshme. Derisa të jetë kështu nuk do ndryshojë asgjë. Të ardhurat tek ne vijnë nga konsumi.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco