Rrëfimi i gazetares: Kërkova ambulancë për prindërit nuk kishte oksigjen, i transportova me makinë personale

Rrëfimi i gazetares: Kërkova ambulancë për prindërit nuk kishte oksigjen, i transportova me makinë personale

22:13, 26/02/2021
A+ Aa A-

Gazetarja Denisa Canameti ka dhënë një dëshmi tronditëse personale. Ajo tregoi për gazetaren Klaudja Karabolli sesi kërkoi një ambulancë për të transportuar prindërit në spital dhe qendra shëndtësore nuk ja siguroi.

“ Kërkova ambulancë për prindërit por nuk kishte oksigjen. Qendra shëndetësore tha se e kishte marrë personeli. Nuk kisha ctë bëja i transportova me makinë në spital.”

Nga ana tjetër gazetarja Canameti tha për Ekonomi Plus se spitalet private po abuzojnë me cmimet e kurimit të Covid 19.

“Analizat laboratorike më kanë kushtuar 15 mijë lekë të reja për secilin prindër,këto analiza përsëriten pas dy javëve. Vetëm analizat kushtojnë 600 mijë lëek të vjetra. Skaneri kushton 200 mijë lekë të vjetra.

 Shteti rimburëson vitaminat dhe shurupin. Është e pamjfatueshme dhe realisht rimburësimi nuk I mbulon cmimet e këtyre ilaceve. Ekzaminimet janë të përjashtuara nga rimburësimi, seti i analizave laboratorike nuk është llogaritur Vetëm analiza dhe skaner kushtojnë  1200 euro.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco