Misioni ynë është komunikimi pa ndërprerje

Misioni ynë është komunikimi pa ndërprerje

21:01, 26/02/2021
A+ Aa A-

Dielli i këtyre ditëve po fshin nga kujtesa ditët e ftohta dhe me dëborë që kaluam pak javë më parë. Në kushtet e izolimit nga pandemia, temperaturat e bënë një ‘sakrificë’ daljen nga shtëpia, sidomos për zonat ku bora nuk u kursye në dendësi.

Ajo që na mbeti për të ruajtur lidhjet me njerëzit ishte përsëri telefoni, interneti, videot, fotot dhe çdo mjet komunikimi elektronik.

Por, rrjeti që arrin tek telefonat tanë, brenda ngrohtësisë së shtëpisë, në fakt vjen nga majat më të larta, më të vështira për t’u aksesuar: nga stacionet e antenave.

Megjithatë, nevoja për t’i aksesuar këto vendndodhje nuk është vetëm kur instalohen fillimisht.

Ato kanë nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme, nga profesionistë teknik dhe inxhinerë që shkojnë fizikisht tek antenat, pavarësisht se ndonjëherë majat e tyre duken mbi re.

Duke u nisur nga kurjoziteti për të kuptuar sfidat e kësaj pune, kontaktuam operatorin ONE Telecommunications dhe Përgjegjësi i Operimeve në Terren, në Departamentin e Rrjetit, Benan Dibra, na tregoi për përvojat e tyre për rregullimin e antenave në raste defektesh.

Ai na zbuloi se në zyrat qendrore të ONE ndodhet bërthama e monitorimit të rrjetit të të gjithë Shqipërisë.

Mirëmbajtja dhe monitorimi i rrjetit përfshin të gjitha pajisjet e instaluara që ofrojnë shërbim mobile për klientët e ONE Telecommunications.

Këto monitorojnë gjithë rrjetin, 24 orë, çdo ditë të vitit.

Këto struktura shfaqin alarme në kohë reale, për çdo problem që ndodh në stacion.

Më pas vlerësohet ndërhyrja dhe hapat që duhen ndërmarrë.

Antenat e transmetimit ndodhen në disa prej majave më të larta malore, në çdo cep të Shqipërisë, që nga Llogaraja e deri në Tropojë.

Kullat e transmetimit dërgojnë valët tek antenat e qyteteve dhe që më pas arrijnë në telefonat tanë.

Gjatë muajve të dimrit, nevoja për riparime është edhe më e shpeshtë ndërsa rruga për të arritur deri tek ato vende bëhet shumë e vështirë nga kushtet atmosferike.

Benani i ka ende shumë të freskëta vizitat e fundit në terren, të cilat prej 21 viteve që ai punon në ONE, kanë qenë të vazhdueshme.

Ai shprehet se “jo vetëm që shkojmë, por na duhet edhe të qëndrojmë me orë të zgjatura deri sa të sigurohemi që defektet janë rregulluar dhe shërbimet janë rivënë në shërbim të abonentëve”.

“Moti i keq shton numrin e defekteve dhe në të njëjtën kohë bën aksesimin e stacioneve, të pamundur me mjete normale 4x4.

Për këtë arsye, përdoren mjete speciale, me zinxhirë

apo motorrë bore. Shumë shpesh, mjeti që të çon në vendet më të paaksesueshme janë këmbët tona.

Ajo që ndodh më shpesh është ndërprerja e energjisë elektrike në stacione.

Këtë e kemi zgjidhur duke i furnizuar vazhdimisht me gjeneratorë, të cilët sa më shumë të përdoren aq më shpesh duhet të furnizohen.

Por, shkarkimet atmosferike dhe era e fortë, shkaktojnë ndërprerje të punës edhe të gjeneratorit.

Ky është rasti kur kërkohet vajtja emergjente në stacion.

Gjatë muajve të fundit, përvojat më e vështira që kemi patur kanë qenë problematikat në Llogara dhe në Peshkopi.

Stacioni i Llogarasë shërben si nyje transmetimi për zonën e jugut dhe kryesisht aksin Orikum-Himarë.

Shkarkimet elektrike nga moti i keq dëmtuan të gjitha aparaturat e instaluara, si pasojë e zjarrit.

Kjo kërkonte zëvendësimin, riinstalimin dhe konfigurimin e të gjitha pajisjeve, nga e para.

Përfshirë këtu edhe punimet në ambjentet e jashtme të antenës. Së bashku me Julian Dishën, Pandi Demirin, Avdyl Hajdarin, Lulzim Rekën, Ylber Hoxhaj, Arlind Sinojmerin dhe Genci Gjecin ndërhymë menjëherë dhe në bashkëpunim edhe me kompanitë e tjera që kryejmë punimet në terren, bëmë të mundur të rivendosnim në punë të gjitha aparaturat si edhe të rikthenim shërbimin tek abonentët brenda 2.5 ditëve. Kjo punë ishte arritje e madhe për ne, duke marr parasysh edhe kushtet ekstreme të motit, me temperatura shumë gradë nën 0, me shira dhe erë të fortë. E njëjta përvojë ishte edhe për rivendosjen e shërbimeve të ONE, në rastin e Peshkopisë ku problematika ishte vetëm me furnizimin me energji elektrike, për shkak të rrufeve.

Kjo duket një punë heroike dhe mendja menjëherë të shkon tek masat e sigurisë që duhet të marrin njerëzit që shkojnë në vende të tilla.

Benani na sqaron se ONE e ka prioritet sigurinë e teknikëve dhe se të gjithë pajisen me mjete speciale që përdoren për të aksesuar stacionet, mjetet e sigurisë për t’u ngjitur në kullë apo veshjet mbrojtëse ndaj të ftohtit.

Gjithashtu, herë pas here, teknikët kryejnë trajnime për punimet në lartësi dhe përdorimin e të gjitha masave mbrojtëse.

“Ofrimi i shërbimit sa më të mirë dhe të vazhdueshëm për abonentët tanë, nuk na vendos në kushte rreziku, por vështirësitë ekzistojnë, pa dyshim.”

Pavarësisht këtyre vështirësive, teknikët e ONE nuk e humbasin fokusin gjatë punës së tyre, që është minimizimi në maksimum i impaktit të defekteve tek shërbimet që ONE u ofron abonentëve.

Kjo punë kaq sfiduese, energjike dhe ambicioze ka për mision

që të mbajë komunikimin e njerëzve gjallë, të kenë të gjithë mundësi të lidhen përmes rrjetit me njëri tjetrin.

Kjo është ajo që e mban Benanin dhe gjithë inxhinierët elektronik dhe teknik në këtë sektor të angazhuar prej kaq shumë vitesh në ONE Telecommunications.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco