Sa 'kushton' një fëmijë në Shqipëri: në Tiranë mbi 30 mijë lekë, në Elbasan 'vetëm' 9 mijë

Sa 'kushton' një fëmijë në Shqipëri: në Tiranë mbi 30 mijë lekë, në Elbasan 'vetëm' 9 mijë

12:35, 09/02/2021
A+ Aa A-

Mesatarisht, një familje shqiptare prej dy personash shpenzon në muaj rreth 63 mijë lekë, ndërkohë që një familje prej dy të rriturish me fëmijë në varësi, shpenzon rreth 85 mijë lekë, tregojnë shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave (Instat) për vitin 2019.

Shifrat nuk specifikojnë në rast se bëhet fjalë për një apo disa fëmijë, por norma e ulët e fertilitetit në vendin tonë, në 1.37, si dhe shifrat e konsumit sipas numrit të anëtarëve në një familje, sinjalizojnë se një pjesë e madhe kanë një numër të vogël fëmijësh.

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar të shifrat zyrtare, për të kuptuar se sa është kosto e të pasurit fëmijë në Shqipëri? Kështu, diferenca në konsumin mujor mes familjeve me fëmijë dhe atyre pa fëmijë fiksohet në rreth 22 mijë lekë në muaj, në rang kombëtar.

Shifra mbetet e përafërt edhe po të marrim diferencën mes familjeve me 2 persona, dhe asaj me tre persona, si dhe atë të familjeve me një person të rritur me fëmijë në varësi dhe asaj të një personi të rritur pa fëmijë në varësi.

    Diferenca i “orvatet” shifrës së 20 mijë lekëve në muaj, çka duket të jetë pak a shumë edhe kosto mujore e të pasurit fëmijë për një familje mesatare shqiptare.

    Si është shtrenjtuar ndër vite “kosto” e të pasurit fëmijë

    Kjo diferencë, prej rreth 22 mijë lekësh në muaj, është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Shifrat nga Instituti i Statistikave sinjalizojnë se, diferenca mes familjeve pa fëmijë dhe atyre me fëmijë në shpenzimet mujore, fiksohej në rreth 17 mijë lekë në 2018-ën, dhe në vetëm 14 mijë lekë në vitin 2017.

    Tirana, më e shtrenjta, Elbasani i fundit

    Por, kjo normë ndryshon ndjeshëm jo vetëm nga viti në vit, por edhe nga qarku në qark. Tirana është vendi më i shtrenjtë për të pasur fëmijë, pasi “kosto” mujore fiksohet në rreth 32 mijë lekë.

    Në vend të dytë ndjek Gjirokastra, me një “kosto” mujore prej rreth 28 mijë lekësh në muaj. Madje, këto dy qarqe janë ndër ato me koefiçentin më të ulët të lindjeve në Republikë, çka sinjalizon se një pjesë e madhe e këtyre familjeve tipike me dy të rritur dhe fëmijë, në fakt kanë vetëm 1 fëmijë në varësi.

    Në vend të tretë ndërkohë kemi Beratin me rreth 25 mijë lek. Ndërkohë, në krahun e kundërt të tabelës kemi Dibrën me vetëm 11 mijë lekë “kosto” dhe Elbasanin me rreth 9 mijë lekë “kosto” mujore.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco