Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ndryshon afati i licencave të kompanive të ndërtimit

Ndryshon afati i licencave të kompanive të ndërtimit

07:11, 05/02/2021
A+ Aa A-

Ndryshon afati i vlefshmërisë të licencave për kompanitë e ndërtimit. Operatorët që plotësonin kushtet për ushtrimin e aktivitetit në ndërtim licencoheshin për një afat të njëjtë të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Afti i licencave të kompanive do të jetë i vlefshëm, i njëjtë me afatin që shoqëria ka me drejtuesin teknik, por jo më shumë se 5 vjet. Ndryshimet në vendimin e “Rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi” janë botuar në Fletoren Zyrtare.

Vendimi i ndryshuar i 2008-s parashikonte që licencat e shoqërive jepeshin me afat të njëjtë me atë për të cilin janë regjistruar për të ushtruar veprimtari në QKR apo gjykatë. Ky vendimi ndalonte ushtrimin e veprimtarisë zbatuese në ndërtim në mungesë të drejtuesit teknik të shoqërisë.

Për licencat e huaja që njehsohen afati do të vendoset duke vlerësuar afatin e licencës në vendin e origjinës dhe afatin e kontratës me drejtuesin teknik, (data e vlefshmërisë më e shkurtër). Nëse kontrata me drejtuesin teknik prishet, para afatit të caktuar, licenca e humbet vlefshmërinë dhe subjekti duhet të aplikojë sërish për pajisje me licencë të re.

Ekuivalentimi i licencës së kompanive të huaja do të jetë i njëjtë me procedurat dhe kriteret që zbatohen për licencim nga kompanitë shqiptare të ndërtimit.

Kompanitë e ndërtimit që licencohen për herë të parë, aplikimet për licencim do t’i nisin 6 muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Aplikimet mund të kryhen edhe fizikisht, nëpërmjet shërbimit postar dhe atij elektronik nëpërmjet e-mail-it. Dokumentet për licencë duhet të jenë origjinale ose fotokopje të noterizuara, në gjuhën shqipe ose të përkthyera nga përkthyes të licencuar.

Si kryhet ekuivalentimi i licencës së shoqërive të huaja

-Të jenë të regjistruar si degë e shoqërisë së huaj në Qendrën Kombëtare të Biznesit, sipas legjislacionit vendas ose sipas dispozitave ligjore në vendin e origjinës. Shoqëritë të cilat janë të regjistruara në vendin e origjinës, kur ushtrojnë veprimtari tregtare në Shqipëri, zbatojnë legjislacionin vendas.

Licencën (ose dokumentin që shërben si leje për ushtrimin e aktivitetit profesional respektiv), që disponon shoqëria dhe drejtuesit teknikë të shoqërisë në vendin e origjinës, të njësuar sipas dispozitave në fuqi (noter të vendit të origjinës/apostilë etj.) dhe të përkthyer në gjuhën shqipe, nga përkthyes të licencuar (në rast se kërkohet edhe pjesë të legjislacionit përkatës të atij vendi, i nevojshëm për të bërë njësimin). Nëse në licencën që disponon nuk përcaktohen kategoritë dhe klasifikimi, atëherë duhet të paraqesë punimet e 4 viteve të fundit të shoqërisë mëmë, me situacione dhe akte kolaudimi apo marrjes në dorëzim të objekteve ose dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e punimeve, (të pasqyrohen në tabelën sipas lidhjes nr. 8)

-Kontrata ndërmjet drejtuesit ligjor dhe drejtuesit teknik, e hartuar përpara noterit, me afat të përcaktuar (jo më pak se 1 (një) vit).

– Drejtuesit/ve teknik duhet të dorëzojë vetëdeklarimin nëse është në hetim apo procedim penal me cilësinë e të pandehurit për vepra penale që kanë lidhje me ushtrimin e detyrës apo ka qenë i dënuar, si dhe për gjendjen në lidhje me punëmarrje të tjera (sipas formatit të lidhjes nr. 7/2)./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco