Shqipëria importon vaksinat anti-Covid me tarifa doganore zero

Shqipëria importon vaksinat anti-Covid me tarifa doganore zero

15:46, 13/01/2021
A+ Aa A-

Shqipëria ka vendosur që të importojë vaksinat anti-Covid me tarifa doganore zero.

Për të lehtësuar hyrjen në Shqipëri, qeveria miratoi edhe një vendim të posaçëm.

Vendimi i qeverisë:

Vendim për një ndryshim në vendimin nr.1087, datë 24.12.2020, të këshillit të ministrave, ‘për miratimin dhe publikimin zyrtar të nomenklaturës së kombinuar të mallrave, 2021’

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12, të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005, ‘Për Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave dhe tarifën e integruar doganore’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në lidhjen nr.1, bashkëlidhur vendimit nr.1087, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, në pjesën e dytë, seksioni VI, ‘Produktet e industrisë kimike apo të industrive të lidhjeve’, kapitulli 30, ‘Produktet farmaceutike’, kodi tarifor ‘3002 20 00-Vaksinat për ilaç njerëzor, pa taksë-’, ndryshohet dhe zëvendësohet me kodet tarifore, si më poshtë vijon:

‘3002 20 10-Vaksinat kundër koronavirus të lidhur me SARS (speciet SARS-CoV), pa taksë-

3002 20 90-Të tjera, pa taksë -’.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ‘Fletoren zyrtare’.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco