Shpërthen Bitcoin, kriptovaluta arrin vlera marramendëse

Shpërthen Bitcoin, kriptovaluta arrin vlera marramendëse

16:47, 08/01/2021
A+ Aa A-

Prej disa ditësh, vlera e Bitcoinit, kriptovalutës më të njohur në treg nuk di të ndalet, ku vlera e saj ka kaluar tashmë 41 mijë dollarët, sipas platformës Coinbase.

Një shifër marramendëse, duke parë që në 2017 monedha virtuale kishte rënë në vlerën e 3200 dollarëve dhe vetëm tri muaj më parë kishte rreth 25% të vlerës aktuale.

Ende larg gjithsesi nga pritshmëritë e raportuara ditët e fundit nga analistët e JP Morgan, që mendojnë se në një analizë afatgjatë mund të kalojë edhe 146 mijë dollarë.

Arsyet janë të shumta. Investitorët po fillojnë të besojnë tek Bitcoini si  një “armë” ndaj inflaksionit dhe ulje së vlerës së dollarit, dhe ka edhe nga ata që mendojnë që mund të rrezikojë rolin e luajtur tradicionalisht nga ari.

Por Bitcoini po bëhet edhe më i prekshëm. Një platformë pagesash e njohur si Paypal ka dhënë mundësi për herë të  parë disa nga klientëve të saj të paguaj me këtë kriptomonedhë.

Nsërkohë ka edhe skeptikë per rrolin e Bitcoinit, duke vlerësuar si uljet dhe ngritjet janë ende shumë të forta për t’ u afruar një valute të vërtetë.

Sipas tyre, kriptovalutat e tjera nuk po kalojnë një moment të mirë, me disa prej tyre që kanë rënë kohë te fundit edhe me 95% të vlerës maksimale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco