Mbështetja 16,8 mln euro për emergjencën e Covid në Shqipëri bëhet efektiv në 5 janar

Mbështetja 16,8 mln euro për emergjencën e Covid në Shqipëri bëhet efektiv në 5 janar

07:47, 30/12/2020
A+ Aa A-

Banka Botërore do të mbështesë me 16.8 milionë dollarë qeverinë shqiptare në kuadër të projektit për përballimin e emergjencës së COVID-19.

Në një raport të fundit të publikuar nga ky institucion bëhet me dije se tashmë që marrëveshja ka marrë miratimin e Kuvendit projekti pritet të bëhet efektiv nga data 5 janar. Kjo i jep mundësi qeverisë që të fillojë menjëherë punën dhe disbursimin e parave.

Projekti “Përgjigja ndaj emergjencës COVID-19 e Shqipërisë” përbëhet nga dy komponentë ku i pari me një vlerë 16.25 milionë USD parashikon mbështetjen e sektorit shëndetësor në mënyrë të menjëhershme dhe në afatmesme ndërkohë që 0.55 milionë USD janë parashikuar në komponentin e dytë që lidhet me menaxhimin e projektit.

Në detaje projekti parashikon plotësimin me kite dhe reagente të laboratorëve, përqindjen e rasteve me COVID-19 të punonjësve të mjekësisë, ndërhyrjet në infrastrukturën e spitalore, ambulancat mjekësore dhe spitalet rajonale.

Më herët në projektin e saj paraqitur Bordit të Bankës qeveria shqiptare nënvizonte se kërkuar ndihmë për të siguruar një testim të gjerë të popullatës (përfshirë testimin serologjik më të ri); forcimin e mbikëqyrjes dhe gjurmimit të kontaktit.

“Po kështu të fillohet me planifikimin e duhur dhe rregullimin e kërkesave për distancim fizik dhe masave të tjera parandaluese (duke diferencuar me kujdes sipas rajonit, sektorit ekonomik, moshës, apo statusit shëndetësor), zgjerimi i kapaciteteve për trajtimin e rasteve të rënda, nëse numri rritet, paralelisht me mirëmbajtjen e kujdesit thelbësor mjekësor dhe minimizimin e rreziqeve për pacientët dhe personelin shëndetësor. Projekti përshkruan si pjesë të tij edhe përmirësimin e komunikimit me publikun si dhe aktorët e tjerë kryesorë.

Kërkesa e parë e qeverisë u bë në qershor ndërkohë që miratimi nga Bordi u dha në Korrik dhe është pjesë e paketës së përgjithshme të ndihmës që Banka po jep për vende të ndryshme në të gjithë botën.

Deri në 14 dhjetor angazhimet e kësaj natyre të Bankës kapnin vlerën 4.14 miliardë dollarë ndërkohë që disbursimet kanë nisur të rriten në mënyrë të shpejtë si përgjigje e qeverive ndaj situatës së pandemisë që rezultoi me rritje shifrash sikurse pritej me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit./N.Maho/MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco